KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajraktari mbron mjekun: Nëse s’futet në sallë pacienti ka 0% shansa, nëse futet ka 50%
Shëndetësi

Bajraktari mbron mjekun: Nëse s’futet në sallë pacienti ka 0% shansa, nëse futet ka 50%

Kosova News
Kosova News 22:35 -05/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kardiologu, Gani Bajraktari, ka reaguar pas lajmit se një pacient në Klinikën e Kardiokirurgjigjisë ka vdekur, ndonëse mjeku, Kushtrim Shala, operacionin e kishte cilësuar si të suksesshëm.

Bajraktari tha se mjeku që kreu operacionin bëri gjënë e duhur, pasi sipas tij, në rast se pacienti nuk do të operohej, shanset për të shpëtuar do të ishin zero, e nëse operohej shanset ishin mbi 50 për qind që të shpëtonte.

 “Përditë kemi raste të tilla në kardiologji tek pacientët me infrakt akut dhe shok kardiogjen, që nëse NUK e fusim në sallë pacienti vdes gati 100%, e nëse e fusim në sallë shanset për të shpëtuar janë rreth 50%!”

“Gjithmonë, personalisht rekomandoj opsionin e dytë, ani pse mos-futja në sallë e një pacienti të tillë që 100% do vdes, do më ”shfajësojë” tek opinioni i kontaminuar mjekësor e jo-mjekësor në Kosovë!”

- Reklamë -

“Kushtrimi e kishte obligim moral, etik e profesional që të fuste pacientin në sallë! Për më tepër ai e kishte edhe obligim ligjor, sepse drejtori i tij ia kishte dhënë këtë detyre duke e vënë kujdestar për raste urgjente (siç ishte rasti i pacientit fatkeq). Do te ishte vepër e rende penale nëse ai nuk do e fuste ne salle pacientin”, ka shkruar Bajraktari.

Më tej, sipas Bajraktarit, mjeku që kreu operacionin bëri një vepër heroike por edhe një shkelje minore, sipas tij, etike të rregulloreve të QKUK-së.

“Ai beri një vepër heroike për 10 orë pune (imagjinojeni 10 orë operacion) për të shpëtuar një jetë njeriu! I entuziazmuar nga kryerja me sukses e operacionit te komplikuar ai bënë një postim (që edhe mund të ketë shkelur rregulloret e QKUK, shkelje minore etike për mua)!”

“Për fat të keq pacienti paska përfunduar me vdekje disa ore pas operacionit (e shpeshtë kjo tek kjo patologii edhe në klinikat më prestigjioze në botë, e të shpeshta edhe te plot pacientë kardiak në Kosovë)!”

“Unë jam thellësisht i bindur se pas pak familjarëve të ngushtë të të ndjerit, Kushtrimi do të jetë njeriu më i mërzitur për humbjen e pacientit të tij! Ai ishte njeriu që më së paku e deshi këtë humbje! Janë 1001 arsye pse ka vdekur ky pacient, që shpesh as obduksioni nuk i zbulon!”, është shprehur tutje Bajraktari.

Bajraktari më tej tha se deklaratat e drejtorit të Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, se “mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetentë për ndërhyrje të tilla sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo me të vërtetë është hipokrizi”, janë jo-etike dhe akuzon mjekët, që sipas tij, i njëjti ua ka dhënë detyrë të operojnë rastet urgjente.

“Mirë more derëzi, po nëse paskan qenë të papërvojë pse i fute në kujdestari për raste urgjente?? Po nëse kanë bërë shkelje profesionale, pse nuk i dërgon në Këshill Etik, po iu flet mediave? Pse e dëmton kaq rëndë shtëpinë tënde? Gabim i madh Rifat! Gabimin më të madh se tëndin, mund të bëjnë vetëm drejtoresha e SHSKUK, nëse nesër nuk të shkarkon, dhe Prokurori i Odës së Mjekëve nëse nesër nuk fillon hetimet ndaj teje! Prandaj unë sonte dua të quhem Kushtrim, ndërsa emrin që në asnjë rrethanë nuk do të doja ta kisha sonte është emri Rifat!”, është shprehur Bajraktari.

Lexo po ashtu:

Kardiokirurgu Shala: Menaxhmenti i Kardiokirurgjisë të shkarkohet dhe të hetohet rrënjësisht, ose do të shkatërrohemi

Gjithashtu lexoni:

Në tubimin madhështor, Kurti lavdëron 50-shin e VV-së: Opozita e la Prizrenin pa asnjë çerdhe, Haskuka hapi të parën me 1800 metra katrorë

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News 06/01/2023 05/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Në tubimin madhështor, Kurti lavdëron 50-shin e VV-së: Opozita e la Prizrenin pa asnjë çerdhe, Haskuka hapi të parën me 1800 metra katrorë
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?