KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati Musa për vrasjet në Kosovë: Shumica e dënimeve për armëmbajtje pa leje janë vetëm me gjobë
Siguri

Avokati Musa për vrasjet në Kosovë: Shumica e dënimeve për armëmbajtje pa leje janë vetëm me gjobë

Kosova News
Kosova News 19:05 -04/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati, Skënder Musa i sheh sikurse të nevojshme kontrollat e vazhdueshme nga Policia e Republikës së Kosovës gjersa i njëjti thekson se nuk duhet përjashtuar as mundësia e krijimit të një TASK FORCE lidhur me armëmbajtjet pa leje. Krahas kësaj, i njëjti thotë se dënimet për armëmbajtjet pa leje janë relativisht “të lehta”.

Avokati, Skënder Musa ka thënë se dënimet lidhur me armëmbajtjet në Republikën e Kosovës shqiptohen një shumicë vetëm me gjobë, denim ky i cilësuar sikurse “i lehtë” nga ana e Musajt.

I ftuar në  RTV Dukagjini, Musa ka thënë se prezenca e armëmbajtjeve pa leje paraqet një rrezik gjersa i njëjti  bënë një krahasim të dënimeve me shtetin fqinj lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.

“Vet prezenca e armëve pa leje në duart e qytetarëve paraqet rrezikshmëri dhe është një e vërtet shumë e madhe që në Kosovë, dënimet për armëmbajtje pa leje janë të lehta për shkak se shumica e dënimeve shqiptohet me gjobë e jo dënime me burg, edhe pse realisht dënimet janë shumë të ashpëra”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se përkundër Kosovës, në Shqipëri, dënime të tilla arrijnë deri në 7 vjet burgim.

Musaj i sheh sikurse të nevojshme kontrollat e vazhdueshme nga Policia e Republikës së Kosovës gjersa i njëjti thekson se nuk duhet përjashtuar as mundësia e krijimit të një TASK FORCE.

“Sa i përket lokaleve të natës, sidomos klubeve të natës, është e domosdoshme që Policia e Kosovës të ketë kontrolla rutinore të shpeshta, sidomos kontrolla për armë, kazino dhe mjeteve të tjera…Ajo çka unë mendoj se është mire është që në nivel të Kosovës të ketë një TASK FORCE dhe jo të iu lihet regjioneve për shkak se nivele regjionale, Kosova edhe kështu është vend i vogël, njihen në mes vete policët dhe pronarët e lokaleve dhe është e pamundshme që sigurimet në lokale të ketë armë pa leje dhe të marrin armë me vete, pastaj ndodhin edhe vrasjet”.

Lidhur me këtë, Musaj thotë se është shqetësuese që të vriten personat pa asnjë konflikt të mëhershëm.

“Është shqetësuese sepse është më e rrezikshme që personat të vrahen në mënyrë, mund të them edhe banale, pa konflikte të mëhershme, pa kurrfarë shkaku të mëhershëm, për shkak të të drejtës zakonore që ne e dëgjojmë shpeshherë në zhargonin të ndryshme, varësisht prej krahinave të Kosovës që ne nuk e durojmë këtë apo atë…këto janë fenomenent që nxisin deri tek konfliktet e tek vrasjes dhe në shumicën e rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë janë vrasje që nuk mund të kuptohen në aspektin njerëzor, vrasje për shkaqe që nuk ia ka vlejt”, ka thënë ai.

Ndryshe, të martën e 3 janarit, një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u plagos nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës. Këtij të fundit dhe të tjerëve të përfshirë në ngjarje u është caktuar nga një muaj  paraburgim.

Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31- vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë. Hoxha i cili është i njohur me pseudonimin “Kobra”, është dënuar, gjithsej, 16 herë për vepra të ndryshme penale.

Krahas kësaj, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar një rast i cilësuar si “vdekje e dyshimtë” në të cilin, viktima është një grua e gjetur e vdekur në Prishtinë./RTV Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Kosova News 04/01/2023 04/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
19:19 -24/07/2026
Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione
19:14 -24/07/2026
Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në
18:32 -24/07/2026
KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar
18:29 -24/07/2026
​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës
18:10 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?