Ka nisur largimi i kamionëve në “Lagjen e Boshnjakeve” në Mitrovicë të Veriut.

Nga pamjet mund të shihen se janë larguar kamionët ku ishin të vendosura më shumë se dy në këtë barrikadë, raporton KosovaNews.
Lagjja e Boshnjakëve është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku ishin të vendosura barrikadat është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.
Theksojmë se para disa orëve ka filluar edhe largimi i barrikadave në fshatin Rudarë, i cili gjendet në Zveçan, e të cilat ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.
Në linkun posht, mund të shihni pamjen gjatë largimit të barrikadave në Lagjen e Boshnjakëve:
https://www.facebook.com/reel/6047232791988396