KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi kërkon sqarim nga Qeveria nëse ka bërë marrëveshje të fshehtë për Pantiqin
Politikë

Krasniqi kërkon sqarim nga Qeveria nëse ka bërë marrëveshje të fshehtë për Pantiqin

Kosova News
Kosova News 17:46 -28/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar sqarim nga Qeveria e Kosovës duke thënë se nëse ndryshimi i vendimit për ish-policin Dejan Pantiq që nga paraburgimi të dërgohet në arrest-shtëpiak është marrëveshje e Qeverisë, kjo e fundit duhet ta arsyetojë.

Krasniqi ka thënë se ky vendim mund të ndërlidhet me një marrëveshje të fshehtë të Qeverisë në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri.

“I takon Qeverisë që të dal e të shpjegoj a ka qenë e përfshirë në diçka të tillë, sepse ajo që është diskutuar plotë herë gjatë ditëve të fundit që Qeveria duhet të pajtohet me lirimin e të arrestuarit Pantiq në arrest shtëpiak në mënyrë që të hiqen barrikadat. Nëse kjo është një marrëveshje e fshehur që e ka bërë Qeveria, mirë është që të na tregoj që ta arsyetoj këtë vendim”.

Krasniqi e ka parë si konfuz vendimin për arrest shtëpiak të Pantiqit, marrë parasysh akuzat që i ngarkohen.

“Është pak e çuditshme sepse, unë nuk e kam lexuar aktakuzën, por nëse thuhet që është akuzuar për terrorizëm, lirimi në arrest shtëpiak është konfuz, është me pikëpyetje dhe nuk jam i sigurt që mund të bëhet pa pasur edhe një lloj mbështetje politike. Nëse kjo mbështetje ka ardhur nga ana e Kurtit ai nuk ka nevojë të fshihet duhet të jetë i sinqertë me qytetarët dhe të dal të arsyetoj nëse ka qenë i involvuar në një formë apo tjetër në këtë vendim”.

Krasniqi duke komentuar zhvillimet e fundit në vend ka thënë se situata në veri është vetëm duke u përkeqësuar, kjo si shkak i vendimeve të gabuara të Qeverisë. Ai tha se shqetësim për të është gjendja e qytetarëve shqiptarë të asaj pjese, pasi siç tha ai në komunikimet që ka pasur me banorët shqiptarë ata po ndihen të frikësuar, raporton eo.

“Situata në veriun e vendit është mjaft shqetësuese, fatkeqësisht në këto pothuajse tri javë nuk ka pasur një përmirësim, por përkundrazi ka shkuar duke u përkeqësuar gjendja. Shqetësimi im para se gjithash ka të bëjë me qytetarët atje sepse niveli i sigurisë ka shkuar duke rënë dhe në gjitha komunikimet që ne i kemi me banorët shqiptarë veçanërisht, e shohim që ka një rritje të frikës dhe normalisht që na vjen keq nëse kjo situatë nuk zgjidhet shpejt”, tha ai.

Krasniqi tha se Qeveria dhe Presidenca kanë mungesë të fokusit në këtë çështje dhe se heqja e barrikadave duhet të jetë prioritet i parë i tyre.

“E kam vrenjtur që ka pasur një mungesë edhe të fokusit të domosdoshëm nga ana e qeverisë, sepse një situata e tillë për kryeministrin e vendit, por edhe për presidenten nuk mund të ketë as një lloj prioriteti tjetër, por prioritet duhet të jetë kthimi i nivelit më të madh të mundshëm të normalitetit në veriun e vendit dhe vendosja e barrikadave nëse kthehet në një realitet të ri siç është duke ndodhur, duke u bërë përditshmëri e jona unë e shohë si një situatë prej të cilës është vështirë që të kthehemi aty ku dëshirojmë”.

Gjithashtu lexoni:

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Kosova News 28/12/2022 28/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren
09:19 -10/06/2025
“Liria ka emër” mban konferencë për media
09:02 -10/06/2025
Begaj viziton Kosovën
08:49 -10/06/2025
26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
08:34 -10/06/2025
Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?