Mërgimtarët janë duke pritur deri në një orë në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Kosovës pritjet në këtë pikë kufitare janë më të gjatat. Përditësimi është bërë rreth orës 12:30.
Pritjet janë krijuar si pasojë së vendosjes së barrikadave në Merdarë të martën. Të Martën mbrëma në Serbi, 2 kilometra nga kufiri në Merdarë, është vendosur barrikadë. Kjo pikë kufitare është mbyllur.
Po ashtu pritjet janë rritur edhe në Muçibabë. Atje mërgimtarët po presin deri 30 minuta për të hyrë në Kosovë.


