Ish- policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë.
“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, kanë thënë nga gjykata.
E ndaj këtij vendimi ka reaguar deputeti Mefail Bajqinovci, i cili e ka quajtur të turpshëm një vendim të tillë.
“Kjo me gjasë është reflektim i pagës 2000-2500 euro (pa shtesa) të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më mirë ato ditë kur vendosën të mos punonin për shkak të vendimit të qeverisë Kurti për t’ua kthyer pagën sa e kanë pasur. I turpshëm lirimi i Pantiç:, ka shkruar deputeti Bajqinovci.


