KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti te “Heroinat”: Ky është çmimi i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne
Politikë

Kurti te “Heroinat”: Ky është çmimi i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne

Kosova News
Kosova News 10:19 -19/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë. Nga aty, Kurti përkujtoi rreth 20 mijë gra e vajza, por edhe burra e djem, të cilët u dhunuan nga forcat serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kurti ka folur për rolin dhe kontributin e gruas në të gjitha proceset historike dhe më gjërë. Po ashtu, ka shprehur mirënjohje për Vasfije Krasniqin, e cila iu dha kurajo shumë grave që të ndjekin shembullin e saj dhe të dëshmojnë për krimin e Serbisë.

Sipas tij, qeveria është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, ndërsa ka inkuajuar për rrëfimet sepse e vërteta ndihmon të gjithë.

“Shteti i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, dhe me gjithë kapacitetin tonë, me aftësitë, dijet tona, po përpiqemi që t’iu dalim në ndihmë. Në njërën anë t’i inkurajomë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve, edhe si individë dhe shoqëri, por gjithashtu në anën tjetër edhe faktorëve ndërkombëtar ua bënë me dije se nuk duhet të harrojnë një luftë e cilat ka ndodhë në jetën tonë, në brezin tonë, pikërisht tash kur po përsëriten shumë prej këtyre imazheve makabër në Ukrainë për shkak të invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që ka paguar populli i Kosovës.

“Unë e kuptoj plotësisht turpin që ekziston për atë që ka ndodhur për shkak të traditës dhe kulturës tonë, mirëpo në anën tjetër me guxim, ne duhet ta mundim turpin sepse çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur për shkak se ato gra e vajza kishin emra të përveçëm dhe askush nuk ka nevojë që të përjetoj atë si diçka personale apo vetëm, individuale, sepse përdhunimet, sikurse edhe torturat, vrasjet, sikurse edhe të gjitha llojet e vuajtjeve kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetojmë të lirë në tokën tonë. Ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne dhe ne e dëshmojmë qe e duam këtë vend pikërisht duke e shprehur solidaritetin tonë të pakushtëzuar me ata të cilët kanë humbur e vuajtur më së shumti”, vijoi Kurti./kp/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: gruaja, hhomazhe, Kurti, viktimat
Kosova News 19/06/2022 19/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?