Një rrahje ndërmjet tetë personave ka ndodhur në Gjakovë të martën në mesditë.
Policia e Kosovës ka ndërhyrë në këtë situatë duke arrestuar 8 persona.
4 prej të arrestuarve janë gra dhe 4 burra.
Sipas Policisë deri te rrahja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


