KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrahje brutale në “sheshin e ri” te Katedralja, theret me thikë pronari i një shtëpize
Siguri

Rrahje brutale në “sheshin e ri” te Katedralja, theret me thikë pronari i një shtëpize

Kosova News
Kosova News 12:28 -27/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tregu i fundvitit” është aktivitet kulturor që Komuna e Prishtinës ka organizuar sivjet në prag të festave të fundvitit ku po mbahet “sheshi i ri” te Katedralja dhe mbushet çdo dite me qytetarë të cilët kalojnë momente argëtimi së bashku. Ndryshe prej çdo nate tjetër ka përfunduar nata e mbrëmshme aty, ku dyshohet se u sulmua brutalisht pronari i një shtëpize.

Tre persona, dy prej të cilëve tashmë janë identifikuar, po dyshohen se pas një mosmarrëveshje me viktimën e kanë sulmuar të njëjtin me grushte, ndërsa njëri prej tyre edhe e ka therur me thikë disa herë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Rrahja brutale ka ndodhur para orës 00:00, kur i dyshuari kryesor arriti të ikë nga vendi i ngjarjes, teksa dy të dyshuarit e tjerë u kapën dhe u shoqëruan në stacion policor për intervistim.

Në anën tjetër, pronari i shtëpizës i cili u sulmua është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor, ku iu është nënshtruar një ndërhyrjeje, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë nën sigurimin e një njësie policore.

Ajo që dihet deri më tani është se ndaj dy të dyshuarve që u arrestuan për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje tashmë janë iniciuar rastet, kurse kanë nisur hetimet për kapjen edhe të dyshuarit që e theri me thikë viktimën.

Raporti i Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Rr.Xhorxh Bush, Prishtinë 26.12.2022-23:50.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit gjatë rrahjes ishte therur me thikë nga një person tjetër i pa njohur. Të lënduarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Gjithashtu lexoni:

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Kosova News 27/12/2022 27/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?