Një person është gjetur i vdekur në fshatin Mirushë të Malishevës.
Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas Elezajt, viktima është i gjinisë mashkullore.
Elezaj ka njoftuar se për rastin policia është njoftuar mëngjesin e sotëm, përkatësisht rreth orës 08:50.
“Vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes”.


