KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eksperti amerikan Serwer: Askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të rrezikojë sigurinë publike
Politikë

Eksperti amerikan Serwer: Askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të rrezikojë sigurinë publike

Kosova News
Kosova News 11:05 -26/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Eksperti amerikan i sigurisë, Daniel Serwer duke aluduar në barrikadat në veri të vendit ka thënë se askush nuk dyshon në të drejtën e serbëve për të protestuar porse siç ka thënë ai, askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike.

Serwer ka reaguar pas deklaratave të kryeministres serbe Ana Bërnabiq në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës.

“Askush nuk dyshon në të drejtën e serbëve në Kosovë për të protestuar në mënyrë paqësore, por nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike. Dhe nuk ka të drejtë si kryeministër i Serbisë të përdorë njerëzit në listën e pagave të shtetit tuaj për të destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa kryeministrja e Serbisë kishte reaguar ndaj deklaratës së diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger, i cili kishte thënë se është i shqetësuar me tensionet dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë rol vendimtar dhe urgjent, ndërkohë që ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj si Kosova do të bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.

E Bërnabiq kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.

“I dashur @ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Lutjet e tyre: 1) Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit (nënshkruar në 2013!); 2) sundimi bazë i ligjit (të mos arrestohen sipas dëshirës dhe të mbahen peng pa pasur as kontakt me familjet e tyre). Shumë për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”, ka shkruar ajo.

Edhe Ischinger është kundërpërgjigjur. Sipas tij, nuk zgjidhen çështjet duke nxitur dhunë.

“Ka sigurisht kërkesa legjitime, nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull, është që të adresohen shqetësimet e tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe shqetësimit publik. Serbia e di saktësisht si të veprojë si fuqi e përgjegjshme! Krishtlindja do të thotë paqe!”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 26/12/2022 26/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?