KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria – Lansohet pilot projekti për ndërlidhjen e qytetarit me adresë
Politikë

Qeveria – Lansohet pilot projekti për ndërlidhjen e qytetarit me adresë

Kosova News
Kosova News 10:44 -25/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë kësaj jave është prezantuar dhe lansuar projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë. Mungesa e sistemit të unifikuar të adresave krijon probleme për një sërë fushash, si taksat, regjistrimi civil, të drejtat pronësore, qasja në drejtësi dhe administrimi i zgjedhjeve.

Për të adresuar sfida të tilla, institucionet e Kosovës të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë kanë filluar punën për krijimin e Sistemit të Adresave që nga viti 2010, sistem ky që vazhdon të zbatohet tani, mirëpo së cilës i ka munguar ndërlidhja e saj me qytetarin për të shërbyer maksimalisht në funksionin për të cilën është krijuar.

“Pilot projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë ka si qëllim evidentimin e saktë të adresave për qytetarët e Republikës se Kosovës. Përmes këtij sistemi, i cili bazohet në të dhënat që merr nga Sistemi i Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile (ARC) dhe Sistemi i Informimit të Regjistrit të Adresave (AKK), synohet të bëhet ndërlidhja e regjistrit të gjendjes civile me regjistrin e adresave, duke krijuar adresë unike për secilin shtetas që jeton në Kosovë”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.

Një ndërlidhje e tillë ndikon në përmirësimin e situatës në disa fusha, siç është ofrimi i shërbimeve për qytetarët, siguria e dokumenteve, proceset elektorale, luftimin e krimit, dhe në tërësi në situatën e sigurisë në vend.

Sipas Qeverisë, mungesa e një sistemi të unifikuar adresash është përfshirë gjithashtu në agjendën e integrimit evropian, ku saktësia e listës së votuesve është një ndër prioritetet e ERA II tek fusha e reformës zgjedhore.

Këtë javë ka filluar trajnimi i rreth 20 punonjësve dhe mbikëqyrësve që do të dalin në terren në sistemin që e bën të mundur këtë ndërlidhje, sistemin SELQA. Përmes këtij sistemi, pas vizitave në terren, ata do të mund të shtojnë të dhëna të duhura e të sakta për identifikimin e qytetarëve në adresat e tyre, në bashkëpunim edhe me zyrtarët komunal të gjendjes civile dhe urbanizmit.

Prezent gjatë lansimit ishin përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia Kadastrale e Kosovës, GIZ dhe Ambasada Gjermane.  ​

Gjithashtu lexoni:

VV e para në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy e LDK veç në një

Vetëvendosje po prin në Ferizaj pas numërimit të 95% të votave

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Numërohen 94% e votave në Pejë

Numërohen votat në Rahovec, VV prin bindshëm

Kosova News 25/12/2022 25/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

VV e para në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy e LDK veç në një
21:44 -07/06/2026
Vetëvendosje po prin në Ferizaj pas numërimit të 95% të votave
21:33 -07/06/2026
Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje
21:21 -07/06/2026
Numërohen 94% e votave në Pejë
21:17 -07/06/2026
Numërohen votat në Rahovec, VV prin bindshëm
21:13 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?