Policia e Kosovë njofton se është raportuar një rast i rrahjes mes katër personave në Klinë, ku njëri prej tyre është arrestuar e dy tjerë po kërkohen nga policia.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, të premten rreth orës 21:05.
“Është raportuar për një rrahje në mes të katër personave meshkuj kosovarë, ku si rredhojë një person/viktimë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se dy të tjerë gjenden në kërkim policor.


