KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandali me foshnjën në Pejë: Drejtori i shkarkuar akuzon për ndërhyrje politike
Siguri

Skandali me foshnjën në Pejë: Drejtori i shkarkuar akuzon për ndërhyrje politike

Kosova News
Kosova News 18:36 -24/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Muhamet Halitaj, që të shtunën u shkarkua nga pozita e drejtorit mjekësor të Spitalit të Pejës pas skandalit me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se ai s’është përgjegjës për rastin, ndërsa e ka lidhur shkarkimin me ndërhyrje politike. Ai ka akuzuar drejtorin ekzekutiv të spitalit, Fazli Shala, se e ka bërë “kurban”, që t’i shpëtojë “militantët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje”. Ka thënë se për vendimin e tij, Shala ka qenë nën ndikim të VV-së, drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar dhe ushtrueses së detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha.

Një foshnjë, e cila lindi e vdekur, ditë më parë, përfundoi në rrobalarësen e Spitalit të Pejës, pasi stafi dyshohet se nuk i ka zbatuar procedurat e protokollit. Babai i foshnjës ka treguar se e ka parë personelin mjekësor teksa i nxirrnin nga rrobalarësja pjesët e trupit të saj. Ai ka thënë se stafi i spitalit ka kërkuar që rasti të mos lajmërohet në polici. Për këtë është hapur rast hetimi, ndërsa me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga puna është larguar kryeinspektori shëndetësor e Spitali i Pejës ka shkarkuar disa zyrtarë.

Në një reagim në Facebook të shtunën, Halitaj ka thënë se është befasuar se si vendimi për largim të tij u mor në fundjavë, duke shtuar se vendime të tilla s’mund të merren në këto ditë, “meqë zyra e protokollit dhe vulës është e mbyllur e njoftimi për shkarkim pa vendim zyrtar konsideroj se është shkelje ligjore”.

Ai ka mohuar se ka përgjegjësi si drejtor mjekësor për rastin.

“Deri sa drejtori mjekësor është përgjegjës i punës së mjekëve, e në rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e neglizhoi rastin duke e përfunduar kujdestarinë atë natë me përgjegjësi të plotë. Pacientja e pranuar është ekzaminuar, ajo dhe familja janë njoftuar për frytin e vdekur, pacientja është operuar me kohë, terapinë e ka marrë me kohë, gjithçka lidhur me rastin është dokumentuar dhe pacientja e pajisur me fletëlëshim është liruar në gjendje të rregullt. Po ashtu foshnja e vdekur gjatë intervenimit kirurgjik i është dorëzuar mamisë që e njëjta të vazhdonte me procedura tjera. Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut”, ka thënë Halitaj duke thënë se përgjegjës janë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës, Selman Kelmendit, shefi i shërbimit teknik Ardian Shalës dhe mbikëqyrësi i higjienës, Hysë Kastrati.

Ndaj tyre, sipas Halitajt, “drejtori ekzekutiv nuk ka ndërmarrë kurrfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farefisit që ka me përgjegjësit kryesorë”.

“Pra kjo është hierarkia e shërbimit teknik, dhe shërbimi teknik është përgjegjës për punëtorët fizikë, pastruesit dhe punëtorët e lajtores së spitalit. Rasti ka filluar me marrjen e foshnjës nga pastruesi i cili është i suspenduar për shkak të pakujdesisë së tij, e ka dërguar në lajtore ku prapë nga pakujdesia e punëtorëve në lajtore ka përfunduar ky rast. Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka ndërhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi i shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vendim për ta shfajësuar përgjegjësinë e tyre morale për dorëheqje”, ka shkruar Halitaj.

Ai ka paralajmëruar ankesë ligjore ndaj vendimit për shkarkim.

Gjithashtu lexoni:

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Kosova News 24/12/2022 24/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?