KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Seksioni i Shkencave Shoqërore të ASHAK: Dokumenti i publikuar nga Mehmet Kraja nuk ishte i autorizuar
Politikë

Seksioni i Shkencave Shoqërore të ASHAK: Dokumenti i publikuar nga Mehmet Kraja nuk ishte i autorizuar

Kosova News
Kosova News 15:46 -23/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Seksioni i Shkencave Shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), është distancuar nga dokumenti “SYNIMET DESTABILIZUESE TË SERBISË NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR”, të publikuar në faqen zyrtare elektronike të ASHAK.

Pas një mbledhjeje të mbajtur këtë të premte, Seksioni i Shkencave Shoqërore ka dhënë disa sqarime lidhur me debatin që ka shpërthyer në publik rreth botimit dhe shpërndarjes siç thuhet, të paautorizuar të këtij dokumenti.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se teksti është i kryetarit të Akademisë, Mehmet Kraja, dhe i njëjti ishte i paautorizuar për publikim.

“Seksioni, që në fillim e ka kundërshtuar publikimin e këtij teksti joshkencor në emër të Akademisë, që shihet nga Procesverbali i mbledhjes së 26 janarit 2022!”, thuhet në komunikatën për media.

Seksioni i Shkencave Shoqërore ka thënë se ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen Krajës për siç thuhet, sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit në krye të të cilit është.

“Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjellë përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë”.

Tutje, thuhet se “për shkak të papërgjegjësisë dhe veprimeve imponuese dhe arbitrare, Seksioni i Shkencave Shoqërore kërkon nga z. Kraja reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”.

“Nëse z. Kraja nuk reflekton karshi përgjegjësisë institucionale dhe morale, Seksioni i  Shkencave Shoqërore do të iniciojë veprime të tjera statutore”.

Ndryshe, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një analizë të përgjithshme të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (të hartuar dhe publikuar në janar 2022).

Kraja thotë se ky dokument synon të tërheq vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe faktorit ndërkombëtar se politikat e Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë njohur së fundi një trend riciklimi, janë bërë më agresive dhe destabilizuese për rajonin, duke krijuar një vazhdimësi të pakëputur të politikave që ndjek Serbia ndaj Kosovës që nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar.

Ndaj këtij dokumenti të publikuar ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, duke thënë se i njëjti tingëllon më shumë si një memorandum anti-shqiptar.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 23/12/2022 23/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?