KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania e prerë, kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave ilegale në veri
Politikë

Gjermania e prerë, kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave ilegale në veri

Kosova News
Kosova News 15:12 -23/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas dy javësh përshkallëzim, Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë për gazetën austriake “Der Standard” kërkon që barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës, të cilat paraqesin edhe rrezik sigurie, duhet të çmontohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale shtoi: “Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës”.

Gazeta austriake shkruan se “javët e fundit, serbët militantë nacionalistë kanë ngritur barrikada në rrugë në veri të Kosovës. Ndër të tjera ata po protestojnë kundër arrestimit të një punonjësi policie që dyshohet se ka sulmuar një qendër votimi. Të enjten pati edhe një demonstratë në veri të Kosovës, ku u shfaq një flamur i madh serb”.

“Ata serbë militantë nacionalistë që ngritën barrikadat dhe organizuan demonstratën i përkasin mbështetësve të partisë Lista Serbe, e cila është drejtpërdrejt nën kontrollin e qeverisë në Serbi. Ajo vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe monopolin e Kosovës për përdorimin e forcës në veri të vendit”, shkruan më tej kjo gazetë.

Sulmi në Tëitter ndaj ambasadorit gjerman

Javët e fundit, në veri të Kosovës, ku jetojnë shumë serbë, ka pasur dhunë të përsëritur ndaj përfaqësuesve të institucioneve kosovare, por edhe ndaj gazetarëve. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi.

“Der Standard” shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq madje mendoi të dërgonte personel ushtarak në Kosovë.

“Dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka sulmuar në Tëitter ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Më parë ai kishte bërë thirrje për çmontimin e barrikadave, të cilat po ashtu kanë penguar trafikun rrugor prej javësh”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha për STANDARD se Rohde kishte bërë një deklaratë të qartë dhe “i bëri thirrje edhe një herë Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e udhëhequr nga BE”.

Këto çështje u diskutuan në takimet ndërmjet Komisionerit të Ministrisë së Jashtme Federale për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorit serb në Berlin më 21 dhjetor dhe ambasadorit gjerman në Serbi me presidentin serb Vuçiq në Beograd më 22 dhjetor.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane shtoi: “Ne presim një qasje konstruktive nga Serbia. Këtë e kemi bërë të qartë në këto diskutime. Është e rëndësishme që serbët e Kosovës të kthehen sa më shpejt në institucionet kosovare. Kjo është në interes të njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të pranojë të vendosë në agjendë zbatimin e Asociacionit të Komunave (me shumicë shën.red) Serbe të rënë dakord në vitin 2013 dhe 2015. Ne mbështesim Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të bërë përfundimisht përparim në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendet në kuadër të dialogut”.

Gjithashtu lexoni:

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kosova News 23/12/2022 23/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?