Avokatët e të akuzuarve: Shtyhet seanca e shqyrtimit fillestar për dy të akuzuar në rastin e 11-vjeçares
Gjykata ka shtyrë seancën e shqyrtimit fillestar për dy të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.
Fitim Limani, avokat i të akuzuarit Ekrem Rexhepi, e Shkëlqim Kamberi, avokat i të akuzuarit Hamdi Podvorica, thanë të enjten në konferencë për media se gjykata ka dhënë kohë shtesë që ta saktësojë aktakuzën. Seanca u shty deri në precizimin e aktakuzës për rastin.
Prokuroria Themelore në Prishtinë s’e ka mohuar e as pohuar pretendimin e avokatëve.
Disa persona janë arrestuar gjashtë gushtit të këtij viti, me dyshimin se kanë dhunuar një vajzë 11-vjeçare në Prishtinë.


