KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Rizvanolli: Bursa e përbashkët Shqipëri-Kosovë gjatë vitit 2023
Ekonomi

​Rizvanolli: Bursa e përbashkët Shqipëri-Kosovë gjatë vitit 2023

Kosova News
Kosova News 15:49 -22/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditë, atë të shqyrtimit të Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nevojitet sektor energjetike më i fortë dhe i pastër, andaj ka kërkuar nga deputetët miratimin e kësaj strategjie.

Rizvanolli ka thënë se Qeveria e Kosovës e përkushtuar të rrisë planifikimin e përbashkët të sistemit energjetik me Republikën e Shqipërisë.

“Përgatitjet për vendosjen në sistemin për caktimin e çmimit të karbonit do të bëhen deri në vitin 2025, ndërsa emetimi i gazrave nga termocentralet do ta ulin për së paku 32% deri në vitin 2031. Sistemi elektro-energjetik i Kosovës do të integrohet në tregun rajonal dhe atë panevropian në vitin 2030 më së largu, ndërsa pavarësia e tij do të sigurohet gjithnjë e më shumë përmes burimeve të ripërtrishme të energjisë. Integrimi i tregut me Republikën e Shqipërisë është prioritet i lartë dhe veçanërisht i rëndësishëm për shtetin tonë. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm në këtë drejtim do të jetë funksionalizimi i plotë i bursës shqiptare të energjisë, pra bursës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila pritet të ndodh në vitin 2023’, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se kjo strategji përcakton drejtimet dhe veprimet kryesore për zhvillimin e sektorit të energjisë gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

“Energjia për ngrohje gjatë dimrit aktualisht përbën ndër sfidat kyçe të sistemit eletrko-energjetik dhe kjo është brenga më e madhe e qytetarëve që i kam takuar anë e mbanë Kosovës gjatë konsultimeve publike. Andaj me kënaqësi ju them se planet janë ambicioze për të rritur numrin e qytetarëve që përfitojnë nga ngrohja qendrore kolektive me çmime të përballueshme dhe atë jo vetëm në Prishtinë e Gjakovë, ku tanimë ka ngrohje qendrore të qytetit. Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti presim rezultatet e studimit të fizibilitetit për ngrohje qendrore të qytetit në tetë komuna të tjera, Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjilan, Kastriot apo Obiliq, Mitrovicë, Prizren dhe Zveqan. Po trajnohen mundësitë e përdorimit të burimeve të pastra e të qëndrueshme përfshirë biomasën, ngrohjen gjeotremike, pompat termike solare e të tjera, dhe në bazë të rezultateve do të vendosim për investime në projekte specifike dhe burimet apo teknologjitë që do të përdoren duke reflektuar specifikat e komunave”, ka thënë ajo.

Në sistemet ekzistuese, ajo ka thënë se parashihet zgjerimi i rrjetit dhe dyfishimi i kapacitetetit të kogjenerimit nga KEK nga 140 në 280 megavat termike, si dhe shtimi i së paku 50 megavateve termike të energjisë solare në Prishtinë dhe zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Gjakovë.

Ndërsa, Komisioni për ekonomi, Tregti e Industri, pas shqyrtimit i ka rekomanduar Kuvendit miratimin e kësaj strategjie.

Rizvanolli paraqet para deputetëve Strategjinë për Energjinë: Ndryshon tërësisht sistemi

Gjithashtu lexoni:

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

Kosova News 22/12/2022 22/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec
13:18 -11/07/2026
Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
13:09 -11/07/2026
Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut
13:03 -11/07/2026
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?