KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drashkoviq: Në rast të luftës në Kosovë, flakët do të prekin edhe Bosnjën dhe Malin e Zi
Siguri

Drashkoviq: Në rast të luftës në Kosovë, flakët do të prekin edhe Bosnjën dhe Malin e Zi

Kosova News
Kosova News 23:30 -21/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mund të jetë çështje kur në Kosovë mund të shpërthejë një luftë e re.

Kështu deklaroi ish-ministri i Jashtëm i Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi, Vuk Drashkoviq.

Ai iu referua situatës në veriun e Kosovës.

“Mendoj se strategët e Kremlinit mezi presin hapjen e fushëbetejës ballkanike, sikur një dhuratë nga qielli. Jemi afër shumë, ndoshta është çështje ditësh që në Kosovë të ndizet shkëndija. Gjithçka është bllokuar atje. Evropa dhe SHBA kanë një kërkesë për heqjen e barrikadave dhe kanë dhënë një afat. Kanë kaluar njëmbëdhjetë ditë dhe barrikadat jo vetëm që nuk po hiqen por e kemi dhe deklaratën e Vuçiqit se ato do të hiqen kur do të formohet Bashkësia e Komunave serbe”, tha Drashkoviq.

Drashkoviq në një intervistë për N1 tha se në rast të luftës në Kosovës flakët do të preknin edhe Bosnjën dhe Malin e Zi

“Arkitektët e Moskës po gëzohen. Serbia do të hynte në një konflikt të drejtpërdrejt me NATO-n dhe flakët mund të përfshijë Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe Malin e Zi, ku brohorasin liderët që thonë se Putin është presidenti i tyre. Nëse kjo ndodh, do të jetë e vështirë për të gjithë ne dhe e vetmja që do të lehtësohet është pala ruse në frontin ukrainas. Askush përveç SHBA-së dhe NATO-s nuk mund ta parandalojë atë skenar të errët”, theksoi ai.

Ish-kryediplomati serbo-malazez ka folur edhe rreth refuzimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe.

Kurti kishte thënë se kjo do të mund të krijonte një “Republika Sërpska” (një entitet i dominuat nga serbët në Bosnjë e Hercegovinë.

Vuk Drashkoviq tha se në Kosovë një krijim i tillë do të kishte pak ngjashmëri me entitetin boshnjak.

“Sipas asaj që thuhet qartë në marrëveshjen e Brukselit, nuk do të kishte ngjashmëri. Komunat me shumicë serbe do të ishin të lidhura me njëra-tjetrën dhe do të kishin nivel të lartë të vetëqeverisjes lokale, por do të vepronin sipas ligjeve të Kosovës dhe do të ishin pjesë përbërëse e rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka ngjashmëri me Republika Sërpska. Një pikë e rëndësishme 14 e Marrëveshjes së Brukselit është duke u bllokuar dhe pak flitet për të në Serbi, e cila fjalë për fjalë thotë se dy palët angazhohen të mos pengojnë apo bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit evropian”, tha ish-kryediplomati serbo-malazez.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 21/12/2022 21/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?