Gjykata Themelore në Ferizaj – dega në Kaçanik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.M., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosje”.
Në njoftimin për media thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri Q.M., më 18 nëntor 2022, në një fshat të Komunës së Kaçanikut, saktësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje që kishin me bashkëshorten e tij – të dëmtuarën F.M., me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës, duke e kapur për flokë dhe marrur telefonin celular të saj, por se e njëjta nuk kishte kërkuar tretman mjekësor, me të cilat veprime dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.


