KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklarohen para gjykatës pesë të akuzuarit për 400 kg kokainë nga Brazili
Siguri

Deklarohen para gjykatës pesë të akuzuarit për 400 kg kokainë nga Brazili

Kosova News
Kosova News 15:06 -21/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të akuzuarit, në rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë e cila ishte vendosur në mish të ngrirë e që kishte ardhur nga Brazili në Kosovë, Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyqi, janë deklaruar të pafajshëm.

Këto deklarime i kanë bërë në seancën e shqyrtimit fillestar, pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Valdet Gashi.

I akuzuari Izet Sheqiri deklaroi se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës. “Jo nuk ndihem fajtor për asnjë hiq”, ka thënë Sheqiri.

I pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës është deklaruar edhe i akuzuari Faton Vrajolli. “Në të gjitha pikat e aktakuzës ndihem i pafajshëm”, kadeklaruar Vrajolli.

Po ashtu edhe Kadri Brahimi ka theksuar se ndihet i pafajshëm për veprat penale që e ngarkon prokuroria speciale. “Për pikat që i ka lexu prokurori nuk ndihna fajtor”, ka theksuar Brahimi.

Të pafajshëm janë deklaruar edhe Kadri Sheqiri e Fehmi Bytyqi.

Pas deklarimit lidhur me pafajësinë e tyre gjykatësi, Musa Konxheli njoftoi të akuzuarit se kanë afat 30 ditë për të paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Gjatë seancës gjyqësore mbrojtësit e të akuzuarve kanë kërkuar që seanca gjyqësore lidhur me kërkesën për ndërrimin e masës së paraburgimit, të mbyllet për publikun dhe mediat, pasi sipas tyre aty do të shtjellohen çështje biznesore dhe familjare pa interes për publikun.

Një kërkesë e tillë u refuzuar nga gjykatësi Konxheli me arsyetimin se nuk janë në fazën e shqyrtimit të masës së paraburgimit, por që janë në fazën fillestare të kësaj çështje penale juridike.

Pas refuzimit për mbylljen e seancës, mbrojtësi i të akuzuarit Izet Sheqiri, avokati Besnik Berisha ka deklaruar se tërhiqen nga kërkesa për ndërrimin e masës së paraburgimit për klientin e tij, me arsyen se nuk mund t’i paraqes shkaqet e ndërrimit të masës në një seancë të tillë publike.

Ndërkaq, mbrojtësja e të akuzuarit Faton Vrajolli, avokatja Teuta Xhema, ka thënë se qëndrojë prapa kërkesës për ndërrimin e masës së paraburgimit, duke shtuar se kanë pushuar arsyet që klienti i saj të qëndrojë në paraburgim tashmë gati 19 muaj, duke dorëzuar edhe parashtresë lidhur më këtë çështje.

Tutje edhe mbrojtësi i të akuzuarit Kadri Brahimi, avokati Shefqet Hasimi, ka theksuar se masa e paraburgimit për klientin e tij është e rëndë marrë parasysh se ky ka qenë vetëm vozitësi i kamionit më mall, duke mos ditur se çfarë ka brenda tij.

Po ashtu edhe mbrojtësja e të akuzuarit Fehmi Bytyqi, avokatja Hydije Ademi , ka thënë se kanë pushuar arsyet që klienti i saj të qëndrojë ende në paraburgim, gjithashtu e njëjta dorëzoi edhe një shkresë për gjykatën lidhur me deklarimin e pafajësisë dhe masën e paraburgimit.

Lidhur me kërkesat e avokatëve Xhema, Hasimi dhe Ademi gjykatësi Koxheli refuzoi kërkesat për ndërrimin e masës së paraburgimit me një masë tjetër më të butë, me arsyen se ende nuk kanë pushuar shkaqet për qëndrimin e tyre në paraburgim.

Ndërkaq, i akuzuari Kadri Sheqiri aktualisht ka masën e lajmërimit në stacionin policor.

Paraprakisht, gjykatësi Konxheli ka sqaruar se është bërë veçimi i procedurës ndaj të akuzuarit, Hyzri Sheqiri me arsyen se mbrojtësi i tij, avokati Artan Qerkini ka deponuar marrëveshje për pranimin e fajësisë e lidhur mes të akuzuarit Sheqiri dhe prokurorisë special.

Po ashtu gjykatësi Konxhel shtoi se edhe për të akuzuarin Naim Morina është bërë veçimi i procedurës në seancën e kaluar, pasi që i njëjti ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina. 

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 21/12/2022 21/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?