KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetarët serbë në veri: Barrikadat duhet të hiqen nga vetë ata që i kanë ngritur
Siguri

Qytetarët serbë në veri: Barrikadat duhet të hiqen nga vetë ata që i kanë ngritur

Kosova News
Kosova News 17:37 -20/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Barrikadat në rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë për të dytën javë me radhë dhe nuk ka asnjë qartësi se si dhe kur do të mund të hiqen ato.

Për njohësit e rrethanave të sigurisë dhe atyre politike, çështja cenon rendin dhe qetësinë publike, por, megjithatë, kërkon zgjidhje politike.

Disa qytetarë serbë, të anketuar në veri të Kosovës, thonë se barrikadat duhet të hiqen nga vetë ata që i kanë ngritur, por pasi të arrihet një marrëveshje politike për një gjë të tillë.

Grupe të serbëve lokalë i ngritën barrikadat qysh më 10 dhjetor, pas arrestimit të një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Dejan Pantiq u arrestua nën dyshimet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo kohë, rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, mbeten të bllokuara.

Largimi “i dhunshëm” i barrikadave, me pasoja

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se bllokimi i rrugëve me barrikada është çështje e prishjes së rendit dhe sundimit të ligjit dhe se institucion përgjegjës për largimin e tyre është Policia e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar “bandat kriminale”, të mbështetura nga Serbia, për ngritjen e barrikadave.

Barrikadat mbështeten edhe nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – si dhe nga vetë autoritetet në Serbi.

Vrajolli thotë se, marrë parasysh që në vendosjen e barrikadave janë të përfshira edhe elemente nga shteti i Serbisë, atëherë ato paraqesin “cenim të integritetit territorial të Kosovës”.

Në këtë situatë, sipas tij, intervenimi i KFOR-it për heqjen e barrikadave është i domosdoshëm. Por, thotë Vrajolli, është e dukshme që autoritetet po i japin kohë një zgjidhjeje politike.

“Gjithsesi, këto barrikada nuk do të rrinë gjatë në rrugë. Mendoj se Policia e Kosovës bën veprim të duhur që jep mundësi që këto barrikada të hiqen në mënyrë paqësore. Megjithatë, nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm policia, por të gjitha organet përgjegjëse të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës duhet të koordinohen së bashku dhe këto barrikada të hiqen”, thotë Vrajolli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Miodrag Milliqeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut, thotë se, në rrethana normale, barrikadat do të duhej të hiqeshin nga Policia e Kosovës.

Por, sipas tij, rrethanat nuk janë të zakonshme, për shkak të raporteve të këqija ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve në veri të vendit.

Në këtë pikë, thotë Milliqeviq, duhet gjetur një zgjidhje politike, sepse përdorimi i dhunës për heqjen e barrikadave, shton ai, do ta përshkallëzonte situatën.

“Situata ekzistuese në veri të Kosovës është jashtëzakonisht e ngarkuar me emocione dhe tensione të fuqishme. Kam frikë se çfarëdo heqjeje me dhunë e barrikadave do të shkaktonte pasoja shumë më të mëdha, sesa në rast të një zgjidhjeje paqësore”, thotë Milliqeviq.

Largimi i barrikadave “pasi të plotësohen kërkesat”

Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Mitrovicë të Veriut thonë se duhet të arrihet një kompromis me autoritetet e Kosovës, në mënyrë që barrikadat të largohen, por nuk specifikojnë shumë se çfarë kompromisi mendojnë.

Por, kush duhet t’i largojë ato?

“Ata që i kanë vendosur. Atëherë do të ishin të kënaqura të dyja palët. Pra, kur të pajtohen për një marrëveshje. Por, më duket se situata është e pasigurt dhe e keqe”, thotë Millani, një qytetar serb nga Mitrovica e Veriut.

Mendim të ngjashëm ka edhe Miodragu. Por, sipas tij, autoritetet e Kosovës duhet t’i përmbushin paraprakisht disa kërkesa të qytetarëve serbë.

“Populli do t’i heqë barrikadat kur të plotësohen kushtet. Policët që janë arrestuar, të mbrohen në liri”, thotë Miodragu.

Një qytetar tjetër, me emrin Sllobodan, thotë se barrikadat nuk duhet të hiqen përpara se të rregullohet situata, sipas tij.

“Duhet të përmbushen kushtet, [duhet të formohet] Asociacioni i komunave me shumicë serbe, policia të tërhiqet nga këtu derisa të kthehen serbët në institucione”, thotë Sllobodani.

Përplasjet verbale Kosovë-Serbi

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se institucionet e vendit “kanë kapacitete për t’i larguar barrikadat” dhe se “janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të përditshmes britanike, Guardian, se është pajtuar që t’i japë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për t’i bindur ata që janë në barrikada, të tërhiqen.

Megjithatë, Kurti ka thënë se barrikadat nuk mund të lejohen të qëndrojnë gjatë.

Ai ka shprehur shqetësimin se “heqja e këtyre barrikadave nuk mund t’i përjashtojë viktimat”.

“Dhe, kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm, për t’u siguruar se nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Por, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, ka thënë Kurti, raporton Guardian.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kurti duhet të lirojë ish-policin e arrestuar dhe “t’i tërheqë forcat speciale policore” nga veriu i Kosovës – ndonëse autoritetet e Kosovës kanë mohuar se kanë dërguar forca speciale në veri.

“Kurti le të mos e mendojë heqjen e barrikadave me dhunë, sepse ato fillimisht u vendosën si kundërpërgjigje ndaj dhunës dhe çdo lëvizje e re e dhunshme nga ana e Kurtit, do të rrezikonte të shkaktonte një përshkallëzim të pakontrolluar”, ka thënë Petkoviq më 19 dhjetor.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që mbështetet nga Beogradi – ka thënë se “receta për heqjen e barrikadave është lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar, tërheqja e të gjitha njësive policore nga veriu i Kosovës dhe heqja e të gjitha listave sekrete për vrasjen e serbëve”.

Rakiq nuk ka sjellë ndonjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tij, ndërsa Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë disa pretendimeve të mëhershme të zyrtarëve në Beograd se ajo synon “përndjekjen e serbëve nga Kosova”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka përsëritur qëndrimin e shprehur në një reagim më 16 dhjetor, se “pret që të gjitha palët të koordinohen nga afër me këtë mision dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut”, ka thënë KFOR-i.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 13 dhjetor se barrikadat duhet t’i heqin ata që i kanë ngritur.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 20/12/2022 20/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?