Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ndau medalje dhe mirënjohje për ushtarakët dhe zyrtarët më të dalluar të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes gjatë këtij viti.
Me medalje “Shërbim i Shquar”, të cilët janë dalluar për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë, Mehaj dekoroi: nënkolonel Fadil Sahitin, major Remzi Bushin, major Fatmir Lamin, major Manushaqe Nurën, kapiten Arlind Bajramin, kapiten Gëzim Avdiun, toger Nuhi Pronaj, rreshter major Faton Bujupi, rreshter master, Faik Kurtishi, rreshter i klasit të parë, Astrit Bashota, rreshter shtabor Blerim Teraku, rreshter shtabor, Naim Berisha, rreshter shtabor Nazif Latifi, rreshter Marigona Haxhiu, rreshter Arjan Zogaj, dhe ushtare e klasit të parë, Entrita Brahimi.
Ndërkaq, me “Mirënjohje” për kontributin e dalluar të dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, ai dekoroi: zv. Shefin e Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, Burim Abazi, zyrtarin për plane dhe analiza buxhetore, Bashkim Asllani, shefin e sektorit për plane dhe analiza logjistike, Enver Mehmeti, zyrtaren e transformimit, modernizimit dhe standardizimit, Miradie Bajrami, ligjëruesin e QSU-së, Prof.Dr. Durim Abdullahu, zyrtaren ligjore të SHPFSK-së, Albana Çeku dhe zyrtarin e administratës të SHPFSK-së, Luan Trepça.


