Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot gjatë ditës e ka pritur në takim përfaqësuesit dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve të luftës çlirimtare të UÇK-së janë referenca e shenjtë e punës dhe shërbimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së
“Përfaqësuesit e organizatave të UÇK-së, i njoftova edhe me procesin e realizimit të projektit për mbjelljen e fidanëve në hapësirat e kazermës ‘Adem Jashari’, ku çdo fidan do të simbolizoj një dëshmor të kombit – luftëtarë të UÇK-së”.
“Gjithashtu u dakorduam që bashkëpunimi ynë ndërinstitucional të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte e iniciativa në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave tona historike si bazamente frymëzimi për të tashmen dhe të ardhmen tonë”.
“Proceset gjyqësore dhe vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zmbrapsin në synimet tona për të ecur përpara drejtë realizimit të shtetit të forte dhe prosperues, ishte qëndrimi i përbashkët gjatë takimit të sotëm”, ka shkruar Mehaj, transmeton KosovaNews.


