KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​AAK-ja del me propozim për zgjidhjen e çështjes së veteranëve
Politikë

​AAK-ja del me propozim për zgjidhjen e çështjes së veteranëve

Kosova News
Kosova News 16:54 -17/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se ka dorëzuar një amendament në të cilin kërkon që deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve, pensioni i tyre të jetë i barasvlershëm me pagën minimale.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij është e gatshme të debatojë për këtë, dhe një amendament tjetër të propozuar lidhur me pagën minimale.

Tahiri ka thënë se me propozimin e këtyre dy amendamenteve po kërkojnë që të fillojë diskutimi çka sipas tij do të prodhonte zgjidhje për çështjen e veteranëve dhe për krizën ekonomike.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deponuar përmes deputetit Bekë Berisha një amendament në të cilin kërkon që deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve të UÇK-së, pensioni i veteranit luftëtar të UÇK-së të jetë i barasvlershëm me pagën minimale, pra ne po e sfidojmë nenin dhe po propozojmë zgjidhje, njëkohësisht siç e dini ne kemi propozuar që paga minimale të jetë më e lartë se kjo që është propozuar nga qeveria, pse në radhë të parë, nëse paga minimale ka qenë 170 euro para një viti, sot paga minimale prej 250 euro më nuk është ekuivalente më 170 të vitit të kaluar, dhe ne kemi propozuar, përmes deputetit Lekaj, që Qeveria e Republikës së Kosovës në fund të çdo viti kalendarik duhet të përcaktojë pagën minimale sipas Këshillit Ekonomik Social, në mungesë të një propozimi të tillë nga Këshilli Ekomomik Social të përcaktohet paga minimale në vlerë prej 370 eurosh neto për këtë vit kalendarik”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se qeveria duhet të reflektojë dhe sipas tij të mos prodhojë kriza.

“Gjendja është e jashtëzakonshme në Kosovë që një vit e sa është kjo qeveri një cent nuk i është rritë askujt paga, askush nuk merr asnjë ndihmë, paketa për rimëkëmbje ekonomike është e mirë në letër por nuk ka kurrfarë efekti në rimëkëmbjen ekonomike. Është mirë që qeveria të mos sjellë konfliktin në parlament, të mos na sjellë tensione në parlament. Qeveria nuk po na sjell ligje të rëndësishme si ligjin e pagave, po na sjell kriza dhe bllokadë, zhbllokimi i kësaj situate fillon me trajtimin e dy amendamenteve tona që prodhojnë zgjidhje për situatën aktuale, për të dy jemi të gatshëm të flasim”, ka thënë ai./kp/

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë

Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në

Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Bislimi: Sorenseni ka vizion të qartë si të ecet përpara, por është herët për rezultate konkrete

Paris Guri i LDK-së angazhon asistent personal djalin e Dukagjin Goranit

TAGGED: tAHIRI, ZGJIDHJA
Kosova News 17/06/2022 17/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
73%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë
22:53 -10/06/2025
Shqipëria barazon me Letoninë
22:47 -10/06/2025
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me VV-në
22:44 -10/06/2025
Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI
22:18 -10/06/2025
Sorensen: Me Bislimin dhe Petkoviçin diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve
21:51 -10/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?