Janë ëkzekutuar bursat e studentëve më të larta ndonjëherë për studentët e Kamenices.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj Komune, Kadri Rahimaj duke thënë se 180 Studentë do të jenë përfitues të bursave, subvencionim ky që e kap vlerën totale prej 65,650€ ose pesëfishimin e bursës minimale.
Duke deklaruar se ka realizuar kështu edhe një zotim të tij, Rahimaj ka deklaruar se:
“Jam shumë i lumtur që Kamenica po prodhon kuadro në secilën fushë. Prandaj mbështetja jonë për ta, nuk do të ndalet asnjëherë.”, ka shkruar Rahimaj në facebook.


