Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes vetë shërbyese në Prizren, ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 euro.
Qytetari paratë e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në Polici, shkruan KosovaNews.
“Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


