Shoqërohet në stacion policor një person, i cili dyshohet se për asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është raportuar rasti i cili ka ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person ka dëmtuar shtyllat antiparking dhe më pas ka parkuar një autobus.
Menjëherë zyrtarët e stacionit policor jugu, kanë identifikiar dhe shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar.
“I dyshuari pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndaj tij bëhet e ditur se është shqiptuar gjobë prej inspektorëve të komunës si dhe në polici është inicuar rast për veprën, “Asgjësim apo Dëmtim i Pasurisë”.


