Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar vendet që kanë mbështetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ajo falënderoi në Twitter Italinë, Francën, , Lituaninë, Estoninë Finlandën, Austrinë si dhe Bullgarinë.
Kryeministri Albin Kurti dorëzoi zyrtarisht të enjten aplikacionin e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së.
Ndryshe, të mërkurën e 14 dhjetorit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca firmosën dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, një ditë pas kryeministri Kurti këtë aplikim ia dorëzojë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Thank you/ bedankt Netherlands ?? ?? https://t.co/J3aiiUcDTR
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 18, 2022


