Një grua është sulmuar nga një qen në Gjakovë, me ç’rast ka pësuar lëndime dhe për këtë shkak është trajtuar nga mjekët.
Policia njofton se ka arrestuar pronarin e qenit, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar.
Njoftimi nga Policia e Kosovës:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Asonis Beci, Gjakovë 17.12.2022 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që qeni i tij kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


