Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe intervale të shkurta me diell, sidomos pasdite.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin 3 deri në 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.



