KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Barrikadat në veri, Bugajski: Koha që NATO, t’i lirojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit e përfaqësuesit rusë
Politikë

Barrikadat në veri, Bugajski: Koha që NATO, t’i lirojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit e përfaqësuesit rusë

Kosova News
Kosova News 14:24 -17/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka thënë sot se është koha që NATO të angazhohet dhe t’i pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët E Beogradit e përfaqësuesit rusë në veri të Kosovës.

Barrikadat në veri kanë hyrë në ditën e tetë, ndërsa për këtë sot janë deklaruar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Sindikata e Policisë së Kosovës.×

“Është koha që NATO të angazhohet dhe të pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit dhe përfaqësuesit rusë. Kosova është në vijën e parë të frontit mes Evropës dhe Rusisë”, shkruan Bugajski.

We are closely monitoring the situation in northern #Kosovo. @NATO_KFOR has the capability & personnel to provide a safe and secure environment & freedom of movement for all communities under our #UN mandate UNSCR 1244 of 1999. pic.twitter.com/jalILscp65

— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) December 16, 2022

Ndërkaq, për barrikadat në veri një ditë më parë ka reaguar edhe KFOR-i.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se forcat paqeruajtëse që drejton ai po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës.

Gjenerali Ristuccia, përmes një komunikate, ka thënë se KFOR-i ka aftësi të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të  lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

“Që nga tetori, ne kemi përforcuar praninë tonë, duke përfshirë edhe me trupa dhe patrulla shtesë në veri të Kosovës këtë javë”, ka thënë gjenerali Ristuccia.

Ai ka thënë se “presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga paraqitja provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve”.

“Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”.

“KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, ka thënë komandanti i KFOR-it. 

Gjithashtu lexoni:

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

Deputetja Statovci tregon nëse e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma

Krasniqi: Bllokada po e dëmton shtetin, PDK-ja ka ofruar zgjidhje

Kosova News 17/12/2022 17/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
09:14 -06/06/2025
Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës
08:41 -06/06/2025
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
08:08 -06/06/2025
Myslimanët festojnë Kurban Bajramin
08:06 -06/06/2025
Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?