KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi: Hiqni ato barrikada të turpshme, po kthehen në normalitet
Politikë

Krasniqi: Hiqni ato barrikada të turpshme, po kthehen në normalitet

Kosova News
Kosova News 14:16 -17/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me barrikadën tjetër që u vendos sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveqan.

Ai ka thënë se në pjesën veriore të Kosovës, po krijohet një normalitet pasi që Qeveria e Kosovës, nuk është duke vepruar.

Ai kërkon urgjentisht nga Qeveria plotësimin e kushteve të policëve në mënyrë që ata të zbatojnë rendin dhe ligjin atje.

Postimi i plotë:

Për kë bie këmbana?

Në pjesën veriore të Kosovës po ndodhë pikërisht ajo që kemi paralajmëruar ditë më parë dhe, e cila, në asnjë mënyrë nuk guxon të ndodhë. Barrikadat po kthehen në përditshmëri para syve të Qeverisë. Vetëm pse Qeveria po heshtë dhe po e injoron si fakt, kjo nuk do të thotë se në pjesën veriore nuk po krijohet një realitet i ri. Për ata që kanë veshë për të dëgjuar, e sy për të parë, këmbana po bie. Fuqishëm. Zëshëm.

Vështrimi nga larg nuk është zgjidhje. Kompromiset e mëtutjeshme, edhe më pak. Ushtrimi i sovranitetit dhe i shtetit ligjor, si dhe funksionimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe konsistent institucional. Barrikadat duhet të hiqen pa asnjë vonesë.

Duke qëndruar me Policinë e Kosovës, kërkojmë urgjentisht nga Qeveria plotësimin e kushteve të tyre, që ata të zbatojnë rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës. Koha është për rikthim të normalitetit dhe garantim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë pjesë të shtetit tonë.

Për atë çfarë mund të bëhet sot, nesër mund të jetë shumë vonë. Kosova nuk e ka këtë komoditet. Sovraniteti i shtetit tonë po cënohet. E ardhmja jonë po rrezikohet. Kërkohet reagim i menjëhershëm. Hiqni ato barrikada të turpshme dhe dëshmojuni qytetarëve se jeni pranë tyre. Mos e braktisni Kosovën!

Gjithashtu lexoni:

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

Deputetja Statovci tregon nëse e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma

Kosova News 17/12/2022 17/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë
10:00 -06/06/2025
Haradinaj: Uroj të na i hapë rrugët Zoti, populli ynë e meriton zhvillimin
09:36 -06/06/2025
Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
09:14 -06/06/2025
Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës
08:41 -06/06/2025
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
08:08 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?