KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajqinovci: KFOR-i nuk duhet të kalkulojë interesat politike në dëm të paqes
Politikë

Bajqinovci: KFOR-i nuk duhet të kalkulojë interesat politike në dëm të paqes

Kosova News
Kosova News 12:02 -17/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar rreth situatë të krijuar së fundi në veri, pasi KFOR-i ka thënë se po shqyrton mundësinë e dislokimit të 1000 trupave të ushtrisë së Serbisë.

Ai ka thënë se KFOR-i nuk duhet të kalkulojnë interesat politike në dëm të paqes, stabilitetit, ligjshmërisë dhe rendit zyrtar, transmeton KosovaNews.

”KFOR si mision ndërkombëtarë gëzon besimin e popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj nuk duhet në vazhdimësi të kalkulojnë interesat politike në dëm të paqes, stabilitetit, ligjshmërisë dhe rendit zyrtar që aktualisht zbatohet në një shtet sovran dhe të pavarur.”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Reagimi i plotë:

Shteti i Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Kurti, paralelisht ka treguar vendosmëri në vënien e rendit dhe ligjit në veri e poashtu edhe në thellimin e bashkëpunimit me partnerë e aleatë tanë perëndimor në procesin politik, diplomatik dhe të sigurisë.

Kjo qasje e ka favorizuar pozicionin e Kosovës në nisma rajonale, euro-integruese dhe ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës, çdo ditë e më shumë po e sfidon krimin e organizuar në veri. Dhe atë, si në planin diplomatik poashtu edhe në terren.

Misioni i KFOR-it dhe EULEX-it, kanë kërkuar prezencen dhe rolin e tyre në menaxhimin e çështjes së largimit të barrikadave nga Qeveria dhe deri më sot, ne shohim një lloj neglizhence nga ana e tyre që inkurajon grupet kriminale sponsorizuese të vendosjes së barrikadave e që direkt cenojnë të drejtën kushtetuese të lëvisjes së lirë.

Kosova është shtet i pavarur i njohur gjerësisht dhe i konfirmuar në të drejtën e tij edhe nga GJND dhe si i tillë, nuk mundet që në vazhdimësi t’i kërkohen obligime në shërbim të paqes e në anën tjetër të mos i njihen të drejta të saj që kanë qëllim vendosje të rendit dhe ligjit pozitiv.

KFOR si mision ndërkombëtarë gëzon besimin e popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj nuk duhet në vazhdimësi të kalkulojnë interesat politike në dëm të paqes, stabilitetit, ligjshmërisë dhe rendit zyrtar që aktualisht zbatohet në një shtet sovran dhe të pavarur./ KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

KQZ ndryshon rregulloren e regjistrimit dhe votimit nga diaspora

Kosova News 17/12/2022 17/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet
11:12 -06/06/2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik
10:48 -06/06/2025
Theret një person, arrestohet i dyshuari
10:32 -06/06/2025
Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë
10:00 -06/06/2025
Haradinaj: Uroj të na i hapë rrugët Zoti, populli ynë e meriton zhvillimin
09:36 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?