KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata paralajmëron sjelljen me forcë të Pal Lekajt në seancë
Siguri

Gjykata paralajmëron sjelljen me forcë të Pal Lekajt në seancë

Kosova News
Kosova News 09:43 -17/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Trupi gjykues në rastin e 53-milionëshit i ka konsideruar jorelevante provat e paraqitura prej mbrojtjes për mungesën e të akuzuarit kryesor Pal Lekaj, në seancën e së premtes. Gjykata ka thënë se në rast se nuk konfirmohet prania në seancën e radhës do të kërkojë sjelljen e tij me forcë. Avokati mbrojtës i Lekajt ka thënë se s’është në dijeni për lokacionin e tij, ndërkohë që vetë deputeti i AAK-së ka postuar në Facebook fotografi me përshkrimin “vizitë në Londër”

Është shtyrë seanca në rastin e 53-milionëshit me kërkesë të mbrojtjes së Pal Lekajt, të akuzuarit kryesor në këtë rast. Lekaj që, sipas mbrojtjes së tij gjendet jashtë vendit, akuzohet se si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj, bashkë me zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie – Nebih Shatrin, Eset Berishën e Besim Tahirin, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke ia mundësuar që kompanisë “Bechtel-Enka” t’i jepen 53 milionë euro shtesë për përfundimin e punimeve në autostradën Prishtinë-Han i Elezit. Sipas aktakuzës, paratë e shtetit kësaj kompanie i ishin dhënë ndonëse Ministria ka pasur opinionin e mbikëqyrësit të kontratës sipas së cilit punimet shtesë kanë kosto 14 milionë euro.

Avokati i Lekajt, Musa Damati, e ka kërkuar shtyrjen e seancës shkaku i vizitave jashtë vendit më 8 e 15 dhjetor, me arsyetimin se është në vizitë jashtë vendit, por se arsyet s’kanë qenë të mjaftueshme për trupin gjykues. Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani, ka thënë se i ka kërkuar prova shtesë mbrojtjes së të akuzuarit për arsyen e vizitës jashtë vendit dhe se ato s’kanë qenë të arsyeshme. Ajo ka thënë se do ta sigurojë prezencën e tij me forcë nëse mungon në seancën e radhës më 3 shkurt.

“Seancat e ardhshme do të koordinohen, gjithherë me kërkesë nga ana e gjykatës. KTGJ (v.j. kryetarja e trupit gjykues) kërkon nga ana e mbrojtësit të të akuzuarit të njoftojnë të akuzuarit për rëndësinë e prezencës së tyre në këtë çështje penale. Nëse nuk kemi koordinim të mirëfilltë në mes të mbrojtësve dhe të akuzuarve atëherë gjykata do të marrë masa ndaj mbrojtësve dhe do ta njoftojë Odën e Avokatëve për mbrojtje të pamjaftueshme dhe njoftim të pamjaftueshëm për rëndësinë e prezencës së tyre. Po ashtu njoftohen të akuzuarit që për mosprezencën e tyre të paarsyeshme në seancat e ardhshme gjykata do të ndërmarrë masa dhe do të caktojë masa të tjera për sigurimin e prezencës së tyre në këtë çështje penale”, ka thënë Namani.

Kryetarja e trupit gjykues ka thënë po ashtu se provat e paraqitura nga mbrojtja e Lekajt nuk i kanë konsideruar as të arsyeshme, as të mjaftueshme.
“Sa i përket kërkesës së të akuzuarit, kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit Pal Lekaj, për realizimin e seancës së datës së sotme, i njëjti ka parashtruar vetëm një kërkesë pa asnjë provë mbështetëse dhe gjykata i është drejtuar me email zyrtar që t’i ofrohen prova mbështetëse. I njëjti ka ofruar dy prova mbështetëse që gjykata nuk i ka konsideruar të arsyeshme dhe të mjaftueshme ato. Andaj, ka kërkuar edhe nga mbrojtësi i të akuzuarit Pal Lekaj që ta njoftojë të akuzuarin për rëndësinë e prezencës së tij në këtë çështje penale. I njëjti ka vazhduar përsëri me kërkesë për anulimin e seancës dhe ka bashkëngjitur edhe dy prova mbështetëse, të cilat prova mbështetëse dëshmojnë se i njëjti është pajisur me vizë për lëvizje nga 12.12.2022 deri më datën 3.1.2023”, ka thënë Namani.

Mungesën e Lekajt u përpoq ta arsyetonte edhe Afrim Salihu, avokati i të akuzuarit Eset Berisha, i cili përmendi shërbimet e reduktuara të gjyqësorit deri më 3 dhjetor, si bazë që ish-ministri të bënte plane të tjera.

“Në seancën e kaluar, me të 11-n, ju i keni caktuar dy seanca, ka pasur grevë. Për datën e sotme ndërkohë sigurisht ka bërë plane se s’e ka ditur se sa do të zgjasë greva. Domethënë kjo është arsyeja”, ka thënë Salihu. E gjyqtarët e pyetën avokatin Salihu se kë e mbron, duke aluduar faktin se atij nuk i takon flasë në emër të Lekajt.
Derisa ka thënë se nuk e di vendndodhjen e Lekajt, avokati i tij, Musa Damati, ka thënë se ai është i angazhuar në vizita në qytete evropiane.
“Është angazhuar në disa çështje partiake, zyrtare, në bazë të së cilave është angazhuar për vizita zyrtare jashtë vendit në disa qendra evropiane, mes tyre në Londër, në Hagë dhe në Vjenë”, ka thënë ai për KOHËN.

Gjithashtu lexoni:

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Kosova News 17/12/2022 17/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?