KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i KFOR-it: Jemi duke e monituruar situatën në veri, i kemi shtuar trupat dhe patrullimet
Siguri

Komandanti i KFOR-it: Jemi duke e monituruar situatën në veri, i kemi shtuar trupat dhe patrullimet

Kosova News
Kosova News 20:01 -16/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëpërmjet një deklarata, komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Angele Michele Ristuccia, ka deklaruar se është duke e monituruar nga afër situatën në veriun e Kosovës. Po ashtu, është bërë e ditur se nga tetori i këtij viti është përforcuar prania si dhe këtë javë janë shtuar trupat dhe patrullimet.

Në deklaratën e tij thuhet se KFOR ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar ambient të qetë e të sigurt dhe liri të lëvizjes kudo në Kosovë.

“KFOR po monitoron nga afër situatën në Kosovën veriore. KFOR ka kapacitete të plota, përfshirë personelin, për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovës, nën mandatin e tij duke u mbështetur te Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 1999. Nga tetori, ne kemi përforcuar prezencën tonë, përfshirë shtimin e trupave dhe patrullimeve në Kosovën veriore këtë javë”, thuhet në këtë deklaratë, raporton Gazeta Express.

Rsituccia ka kërkuar nga të gjithë faktorët që përmbahen nga demonstrimi provokues i forcës.

“Presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga demonstrimi provokues i forcës, për të siguruar qetësi dhe siguri për të gjitha komunitetet. KFOR do të vazhdojë ta përmbushë mandatin që ka nën Rezolutën 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të gjinden nëpërmjet dialogut”, thuhet në fund.

KFOR-i është ende duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për t’i kthyer në Kosovë deri në 1,000 trupa ushtarake. Vetë presidenti Aleksandar Vuçiq, ka shprehur dyshime që përgjigjja nga KFOR do të jetë pozitive.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Kosova News 16/12/2022 16/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja përfundon numërimin
11:30 -08/06/2026
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional
10:53 -08/06/2026
99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti
10:35 -08/06/2026
Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin
10:18 -08/06/2026
Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?