KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Belgjikë fillon prodhimi i Audi Q8 e-tron i ri (FOTO)
Auto

Në Belgjikë fillon prodhimi i Audi Q8 e-tron i ri (FOTO)

Kosova News
Kosova News 17:38 -16/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njësitë e para të Audi Q8 e-tron plotësisht të përditësuar kanë filluar të dalin nga linja e prodhimit në Bruksel të Belgjikës.

Fabrika ka prodhuar tashmë 160,000 vetura elektrike Audi që nga fillimi i prodhimit në vitin 2018.

Fabrika në fjalë është unike, pasi që është fabrika e vetme karbon neutral e Audi, dhe në fakt ka qenë e tillë që nga viti 2018.

Fabrika është pioniere e strategjisë “360factory” e “qëndrueshmërisë në veprim” nëpërmjet investimeve ekonomike, ekologjike dhe sociale.

Të gjitha fabrikat e ardhshme të Audi do të ndërtohen mbi përvojat e mësuara në Bruksel.

Audi Q8 e-tron është vetura e parë plotësisht neutral ndaj karbonit e certifikuar nga kompania.

Nga viti 2025 kompania dëshiron që të gjitha makinat e saj të ndjekin udhën e Q8 e-tron dhe falë programit mjedisor Mission:Zero të gjitha fabrikat e saj duhet të jenë neutrale ndaj karbonit, raporton Arena EV, transmeton KosovaNews.

Që nga viti 2012, fabrika Agoria ka qenë duke operuar me energji të “gjelbër”, ka të instaluar panelin më të madh solar në rajon me 107 mijë metra katrorë të “qelizave fotovoltaike”.

Ky konfigurim gjeneron rreth 9,000MWh elektricitet, shifër e mjaftueshme për të karikuar plotësisht 90,000 vetura Audi Q8.

Furnizuesit e baterive të Audi përdorin vetëm energji të ripërtrishme gjatë prodhimit, dhe në fakt edhe motorët elektrikë të prodhuar në Hungari, në Bruksel transportohen duke përdorur atë të cilën kompania i referohet si transporti hekurudhor i “mallrave të gjelbër”.

Vetëm ky transport me sa duket kursen 2600 ton emetime të CO2 çdo vit.

Audi Q8 e-tron tërësisht i ri ka një paketë baterie më të madhe tani me kapacitet prej 89kWh dhe 106kWh. Bateritë e përditësuara jo vetëm që zgjasin më shumë, por edhe karikohen edhe më shpejt me kohën e karikimit të reduktuar nga 50 minuta në pak më shumë se gjysmë ore falë mbështetjes së karikimit DC me kapacitet prej 170kW.

Gjithashtu lexoni:

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Themelohet “Renault Retro Klub”, entuziastët e veturave klasike bashkohen në Prizren

Zëvendësimi i fërkuesve të frenave – a duhet t’i bëjmë në të katër rrotat?

Audi rikthen butonat në modelet e saj më të reja

Kosova News 16/12/2022 16/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?