Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu pritet të mbajë të premten në vendin tonë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se sot do të ketë ngritje të temperaturave.
Ato minimale pritet të sillen ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njoftoi IHK.


