KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova thotë se me marrjen e statusit kandidat do të përshpejtohej dinamika në dialog
Politikë

Kosova thotë se me marrjen e statusit kandidat do të përshpejtohej dinamika në dialog

Kosova News
Kosova News 10:12 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës në letrën motivuese prapa aplikimit për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE, ka bërë thirrje te institucionet e BE-së që të marrin këtë vendim të guximshëm pasi me këtë do të ndihmonin në përshpejtimin e proceseve, përfshirë edhe dialogut.

Është thënë se derisa Serbia është në proces të anëtarësimit në BE, Kosova është bllokuar në këtë drejtim dhe se kjo po krijon edhe asimetri në procesin e dialogut.

“Derisa Serbia është në proces të anëtarësimit në BE dhe vazhdon dialogun paralelisht, procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE është i bllokuar. Kjo asimetri është e dëmshme për procesin e dialogut dhe duhet të adresohet. Duke i ofruar Kosovës një perspektivë të prekshme për anëtarësim në të ardhmen do të ndihmonte dukshëm këtë proces duke nxitur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit. Statusi i vendit kandidat për BE-në do të ndihmonte për të përshpejtuar dialogun e ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e guximshme për anëtarësim nga BE-ja do të kishte ndikim të madh në veprimet pasuese. Në mungesë të kësaj, do të bëhet shumë e vështirë të ecet para, të vazhdohet me agjendën e reformave të BE-së, të tejkalohen mosmarrëveshjet dypalëshe dhe të realizohet potenciali i pashfrytëzuar. Pra, statusi kandidat i BE-së për Kosovën do të ishte i favorshëm për të përshpejtuar dialogun Kosovë -Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Udhëheqësit e BE-së gjatë kohës e kanë pranuar se BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor – për këtë qëllim, Kosova do të ndërmarrë hapin vendimtar me paraqitjen e aplikacionit për anëtarësim”, thuhet në letrën motivuese.

Në këtë letër motivuese prapa aplikimit, është thënë se Kosova është dëshmuar si partnere e besueshme e BE-së duke marrë pjesë në të gjitha mekanizmat rajonalë të mbështetur nga BE-ja.

Po ashtu është thënë se është dëshmuar me tri marrëveshjet e fundit të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, se çështjet mund të zgjidhen në nivel rajonal.

“Kosova ka dëshmuar se është shtet stabil dhe i kontribuon stabilitetit në Ballkan Perëndimor. Dhënia e statusit kandidat për Kosovën i kontribuon interesave të BE-së dhe stimulon bashkëpunimin”, thuhet në letër.

Po ashtu në këtë letër është cekur se Kosova është e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Dhe se Kushtetuta e Kosovës ofron dhe garanton të drejtat më të avancuara për komunitete joshumicë në gjithë kontinentin e Evropës.

Sa i përket dialogut është thënë se Kosova është seriozisht e përkushtuar për të vazhduar kontributin konstruktiv për të krijuar kushte të përshtatshme për arritje të një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Qeveria e Kosovës është seriozisht e përkushtuar për të vazhduar kontributin konstruktiv në krijimin e kushteve të nevojshme për një dialog produktiv që do të çonte te një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ku në qendër do të ishte njohja e ndërsjellë. Kosova është e etur të përfundojë këtë kapitull të fundit sa më shpejt të jetë e mundur për të hapur rrugën për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne e vlerësojmë shumë rolin e BE-së në lehtësim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe gatishmërinë e BE-së për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Për më tepër, ne e njohim rolin e BE-së si vendimtar në stimulim dhe ndikim të dinamikës së procesit”, thuhet në letrën.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?