KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja e pakënaqur, bojkoton fjalimin e presidentes Osmani në Kuvend
Politikë

PDK-ja e pakënaqur, bojkoton fjalimin e presidentes Osmani në Kuvend

Kosova News
Kosova News 09:35 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk do të jetë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të presidentes Osmani, sepse konsideron se është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.

Në një njoftim për media të PDK-së, thuhet se ku Grup Parlamentar konsideron se organizimi i sotëm i fjalimit vjetor të presidentes, para deputetëve të Kuvendit, është një tjetër spektakël i pushtetit, që siç thuhet, përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes.

“Gjuha jo unifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipik të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon”, thuhet në njoftim.

Shembujt për këtë, sipas tyre, janë të shumtë. “Shembujt për këtë janë të shumtë, përfshirë edhe ato të ndërhyrjeve në punësime të familjarëve, shkarkimeve politike dhe mosmbështetjes së punonjësve në sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë dhe shërbyesve civilë”, thuhet në njoftim.

Grupi Parlamentar i PDK-së vlerëson se po të mos ishte prirja joparimore e këtij pushteti për të prodhuar performanca të tilla, siç i quajnë ata, neveritëse, “mbase këtë ngjarje ky pushtet ka qenë e udhës ta organizojë në zyrat e Vetëvendosjes përballë aktivistëve të kësaj partie, e jo para të deputetëve të Republikës”.

Sipas tyre për një vit, e para e shtetit ka qenë në shërbim të të parëve dhe kundër deputetëve të Republikës së Kosovës.

“Kujtojmë vetëm disa nga veprimet e Presidentes Osmani kundër institucioneve të pavarura të Republikës: Shkarkimi znj. Daka, ka heshtur dhe mbrojtur rastet më skandaloze korruptive si ai i Martin Berishaj, ajo nuk ka qenë transparente as gjatë deklarimit të pasurisë së saj, nuk ka mbrojtur interesat e sindikatave dhe qytetarëve, nuk ka bërë as të vetmen përpjekje për të instaluar dialogun social dhe institucional në Kosovë. Me miq ndërkombëtarë është sjellë me arrogancë dhe nuk e ka as edhe një vendosje të marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtarisht. Në nivelin kombëtar, me Shqipërinë është sjellë si grindavece partiake duke dështuar kështu në përfaqësimin vëllazëror të Kosovës dhe Shqipërisë. Znj. Osmani, përkundër faktit që vet është një grua, nuk ka bërë as të vetmin hap drejt fuqizimit të lidershipit të grave në Kosovë, përkundrazi në mesin e tyre ka shkaktuar përçarje, duke avancuar vetëm gratë e pushtetit dhe partisë së saj fantome GUXO”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre presidentja asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. “Në kompetencat e saj që i takojnë, ajo nuk ka vepruar për sigurinë. Për Veriun dhe qytetarët atje nuk gjeti kohë për vizitë, përpos sa ishte në fushatë për LVV, etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera të njohura për qytetarët, PDK refuzon të marrë pjesë në këtë seancë”, thuhet në njoftim.

Presidentja Vjosa Osmani, sot do tu adresohet deputetëve të Kuvendit.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?