Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka quajtur ditën e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si ditë shumë të rëndësishme.
Ai ka thënë se BE-ja është e plotë vetëm kur të gjitha kombet evropiane do të jenë pjesë e saj.
“Ky është hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt BE-së. Një rrugë që ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Ne e meritojmë të bëhemi vend kandidat dhe ta fillojmë rrugëtimin tonë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, fazë që synojmë ta arrijmë në një kohë sa më shpejtë të mundshme”, ka thënë kryekuvendari.
Kunjufca ka shtuar se Kosova e meriton të bëhet vend kandidat dhe ta nisë hapjen e negociatave drejt pranimit në Bashkimin Evropian.