Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha sot se është ditë historike për Kosovën, është moment historik.
Ajo e quajti kështu ditën e sotme me rastin e nënshkrimit të dokumentit për aplikim zyrtar për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“14 dhjetori ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion tonë, integrimit euro-atlantik”, tha ajo.
Presidentja tha se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies sonë të patjetërsueshme.
