KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Teksti i propozimit “franko-gjerman” apo “evropian” për marrëveshjen bazë mes Kosovës dhe Serbisë
Politikë

Teksti i propozimit “franko-gjerman” apo “evropian” për marrëveshjen bazë mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova News
Kosova News 10:51 -13/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një dokument për të cilin besohet se është teksti i propozuar për “Marrëveshjen bazë mes Kosovës dhe Serbisë” është publikuar në medie. Ky dokument thuhet se u ishte dorëzuar palëve në muajin gusht. Ndërkohë zyrtarët e lartë të BE-së kanë thënë se i njëjti propozim është përditësuar dhe tashmë ai është bërë propozim i “të gjitha 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”. Burimet perëndimore i kanë thënë “Kohës Ditore” se ky version është pa përditësimet që janë bërë ndërkohë, porse nuk ka pasur ndryshime në pikat dhe idetë kryesore.

Në vazhdim po e sjellim në tërësi tekstin e këtij propozimi që e ka publikuar “Koha Ditore”, por që autenticiteti i të cilit zyrtarisht nuk është konfirmuar:

Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë

Palët e larta kontraktuale;

Të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes;

Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin e frytshëm rajonal dhe sigurinë në Evropë;

Duke kuptuar se paprekshmëria e kufijve dhe respekti për integritetin territorial dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kushtet bazë për paqe;

Duke vepruar nga fakti historik dhe pa paragjykuar qëndrimet e ndryshme të palëve rreth çështjeve themelore, përfshirë edhe për çështjen e statusit;

Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunim mes palëve në të mirë të njerëzve,

Janë pajtuar për si vijon:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë raporte normale, të mira fqinjësore me njëra-tjetrën në bazë të të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet të vendosura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, posaçërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë së tyre, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në pajtueshmëri me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin secilin mospajtim mes tyre vetëm me mjete paqësore dhe të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj.

Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Të dyja palët do të mbështesin aspiratat e tyre respektive për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian.

Neni 6

Përderisa kjo marrëveshje bazë paraqet një hap të rëndësishëm të normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë me një nxitje të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE, i cili do të çojë deri tek marrëveshja ligjërisht obliguese, gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Palët pajtohen të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe konektivitetit, raportet në drejtësi dhe vendosje të ligjit, postë dhe telekomunikim, shëndetësi, kulturë, religjion, sport, ruajtje të mjedisit, persona të pagjetur dhe fusha tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike

Neni 7

Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misionet e përhershme. Ato do të vendosen në selitë përkatëse qeveritare.

Çështjet praktike të lidhura me vendosjen e misioneve do të adresohen ndaras.

Neni 9

Të dyja palët marrin në dijeni përkushtimin e BE-së dhe të donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë speciale të asistencës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, konektivitetin, tranzicionin e gjelbër dhe fushat e tjera kyçe.

Neni 10

Palët do të themelojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë obligimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara.

Gjithashtu lexoni:

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Kosova News 13/12/2022 13/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?