KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell: Propozimin franko-gjerman e ka përkrahjen e 27 shteteve anëtare të BE-së
Politikë

Borrell: Propozimin franko-gjerman e ka përkrahjen e 27 shteteve anëtare të BE-së

Kosova News
Kosova News 20:23 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë deklaruar se janë të gatshme për depërshkallëzimin e situatës, teksa shprehet optimist se kjo do të ndodhë.

Borrell, ka mbajtur një konferencë për media, pas takimit me përfaqësuesit 27 vendeve anëtare të BE-së më të cilët kishte biseduar për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

 “Incidentet e fundit konfirmojnë këtë spirale rënëse shqetësuese, goxha shqetësuese, në marrëdhëniet me pasojat e dëmshme të popullit të Kosovës, Serbisë dhe mbarë rajonit. Që nga gushti po jetojmë një rreth vicioz konfrontimesh, provokimesh dhe reagimesh që është përshkallëzuar ditët e fundit, duke provokuar incidente serioze të sigurisë duke përfshirë sulmin kundër misionit tonë, misionit tonë EULEX dhe Policisë së Kosovës. Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëzit që enden në rrugë, nuk është diçka që do ta pranojmë. Ne nuk i pranojmë këto veprime që vijnë nga partnerët, njerëz që aspirojnë për një të ardhme evropiane. Kjo situatë duhet të marrë fund. Barrikadat duhet të hiqen. Duhet të rikthehet qetësia. Këshilli u bën thirrje qartazi të dyja palëve që të përmbahen nga çdo dhunë dhe veprim provokues. Kërkoj nga shtetet anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë përforcime shtesë për misionin tonë EULEX dhe shumë prej tyre ranë dakord dhe ata janë të gatshëm të dërgojnë më shumë kapacitete, mbështetje më efektive, dhe më shumë njerëz në këtë mision nëse është e nevojshme. E di që të dyja pjesët kanë treguar se janë gati të deeskalojnë situatën, dhe shpresoj se do ta bëjnë këtë, dhe shpresoj që të mos fillojnë ta përshkallëzojnë situatën më. Ata duhet t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE. Për mua, si lehtësues i dialogut, kjo është thelbësore për të dyja, Serbinë dhe Kosovën, në rrugën e tyre evropiane. Si lehtësues i BE-së, insistoj në zbatimin e detyrës të dhënë nga Kombet e Bashkuar. Pas incidenteve të fundit gjatë verës, ne kemi vënë në tryezë një propozim për të dy liderët, Serbisë dhe Kosovës, dhe këtë propozim e përditësuam javët e kaluara, pas marrëveshjes së fundit e cila supozohej të ishte definitive për të lënë anash tensionet lidhur me tabelat dhe çështjet tjera në komunat serbe të veriut të Kosovës, ka thënë Borell.

Ai ka shtuar se nesër do të jetë një takim përmbledhës në komitetin politik dhe një analizë e thellë e këtij propozimi, dhe pasnesër Miroslav Lajçak do të udhëtojë në rajon për t’u kthyer më pas para këshillit të Bashkimit Evropian ku do të vlerësoj dhe informoj liderët për situatën në Kosovë. Pra ne jemi në rrugën e duhur.

“Ne e bëmë këtë propozim dhe tani duhet ta çojmë përpara si çështje urgjente. Unë u dhashë ministrave planin e parë dhe jam shumë i kënaqur për mbështetjen e fortë nga të gjithë ministrat për këtë iniciativë që po zbaton detyrën e Kombeve të Bashkimit, e cila tani është bërë një propozim i 27 vendeve të BE-së, jo i imi. … Pra është bërë një propozim i 27 vendeve të BE-së, dhe duke marrë parasysh gjendjen urgjente dhe situatën e rrezikshme në terren, i kërkoj përfaqësuesit tonë special të BE-së të udhëtojë në rajon. Nesër do të jetë një takim përmbledhës në komitetin politik dhe një analizë e thellë e këtij propozimi, dhe pasnesër Miroslav Lajçak do të udhëtojë në rajon për t’u kthyer më pas para këshillit të Bashkimit Evropian ku do të vlerësoj dhe informoj liderët për situatën në Kosovë. Pra ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë mes tjerash Borell.

Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së. Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”.

Sipas Borrellit, palët duhet të dialogojnë sepse kjo është esenca e rrugës evropiane.

Gjithashtu lexoni:

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?