KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Baerbock pa dorëza diplomatike – Vuçiq fajtor për gjendjen në Veri
Politikë

Baerbock pa dorëza diplomatike – Vuçiq fajtor për gjendjen në Veri

Kosova News
Kosova News 16:50 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tensionet më të reja në pjesën veriore nuk e kanë lënë neutrale Gjermaninë. Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se Kosova ndihmoi në uljen e tensioneve, ndërsa Serbia e bëri të kundërtën. Ana Bërnabiq dhe Ivica Daçiq menjëherë sulmuan politikanen gjermane, që është e njohur për qëndrimet e zëshme të saj kundër Rusisë.  

Aleksandar Vuçiq një kohë të gjatë ia ka dalë të aktrojë suksesshëm në raport me Berlinin zyrtar. Sa herë paralajmëronte takim me Merkel, për t’i hyrë ne qejf, thoshte se ka tremë para saj. Për t’a cuar tutje vardisjen, një kohë, e përsëriste se ka nisur të mësoj gjermanisht për takimet me ish -kancelaren gjermane.

Me ardhjen e Kancelarit të ri dhe pasi Rusia sulmoi Ukrainën dhe Vuçiq që nuk i vuri sanksione Moskës, ka filluar të ankohet. Rreth një muaj më parë kur në Kosovë flitej për shpalljen e zgjedhjeve në katër komuna, ai tha haptas se Berlini e Londra e mbështesin Kurtin në çfarëdo që bën ai.

“Kurti e ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për gjithçka, cka mund të bëjë aty Borell” thoshte ai.

Por kur pala kosovare dëgjoi ndërkombëtarët dhe shtyu zgjedhjet, Vuçiq nuk bëri asnjë hap të shtensionojë situatën.

Pikërisht kjo nxiti një reagim të ashpër gjerman mbrëmë. Berlini akuzoi direkt Serbinë për gjendjen në pjesën veriore të vendit.

Gjermania, përmes shefes së diplomacisë së saj, ka thënë se Serbia po i nxit tensionet me retorikën e saj për kthimin e forcave serbe në Kosovë. Kjo është e papranueshme, thotë Beanbock.

“Kosova uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale. Serbia e bëri të kundërtën me retorikën e saj së fundmi. Kërkesa për kthimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Ashtu siç janë sulmet ndaj EULEX-it”, ka shkruar kryediplomatja gjermane.

Në Serbi, kompanitë gjermane kanë hapur rreth 70 mijë vende pune. Ish – këshilltari i Merkel Christoph Heusgen pak ditë më parë nuk e fshehu zhgënjimin.

“Dhemb shumë që BE është investitori më i madh në Ballkan, e atje çmohet Rusia” tha ai.

Gjuha e drejtëpërdrejtë e gjermanëve ka acaruar serbët.

Zyrtarët atje, përfshirë kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, i kanë reaguar ministres gjermane.

“Tani, befasisht, Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë është qartazi duke thënë se Rezoluta 1244, e cila përcakton se Serbia ka të drejtë të kërkojë kthimin e një numri të caktuar të forcave të saj të sigurisë në Kosovë, duhet të injorohet sepse është “e papranueshme”, ka shkruar Bërnabiq në replikën e saj ndaj kryediplomates gjermane.

Kryediplomati serb, Ivica Daciq, ka tentuar t’i bëjë një analizë karakterit të  Baerbockut, pas deklaratës së saj mbi retorikën serbe për rikthimin e forcave serbe në territorin e Kosovës. Sipas Daçiqit, homologia e tij gjermane ka rezultuar të jetë “e ngjashme me Kurtin”.

“Natyrisht se na intereson çfarë ajo thotë, sepse është ministre e Gjermanisë, por a e dini çka më ka thënë mua? Se asnjë Kryeministër i Kosovës nuk do ta pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E kam pyetur: A jeni në dijeni se cfarë po thoni, ata tashmë e kanë pranuar atë. S’ma ka kthyer, vetëm më dëgjonte. Ajo është e ngjashme me Kurtin”, ka thënë Daciq sot në një program të mëngjesit në Serbi, transmeton Danas.

Ministri serb thotë se kur Baerbock duhet ta dijë se kur kërkojnë të respektohet integriteti territorial i Ukrainës, “duhet të respektohet edhe integriteti territorial i Serbisë”.

Ndonëse orkestrues i kësaj gjuhe, Vuçiq nuk foli vet për kryediplomaten gjermane. Ai mbrëmë paralajmëroi se në Serbi më 17 dhjetor do të shkojë Jens Plotner këshilltari i Kancelarit Olaf Sholz bashkë me kolegun e tij frances dhe emisarin amerikan.

Ato që i tha Baerbock në Berlin u bëri jehonë  ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e cili ka shkruar “Fjalë kristal të qarta nga Baerbock dhe dënim baraz i qartë nga BE-ja, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar: Ne tregojmë zero tolerancë ndaj çfarëdo dhune apo eskalimi”, shkroi ai në tëitter.

Kosova ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet që ishin caktuar të mbaheshin më 18 dhjetor në katër komunat me shumicë serbe, pas dorëheqjes së kryetarëve të tyre. Këtë e bëri, pas kërkesës së

Por, edhe pas shtyrjes së zgjedhjeve, nuk u hoqën barrikadat që bllokojnë rrugët për në dy pikat kufitare në veri të vendit, të vendosura me pretekstin e pakënaqësisë së shpalljes së zgjedhjeve.

Përveç Gjermanisë, edhe Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dalë me deklarata ku akuzojnë Serbinë për tensionim të situatës në veri të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?
14:12 -09/06/2025
Manchester United dhe Barcelona, gati për shkëmbimin e bujshëm ky futen dy lojtarë të rëndësishëm
14:08 -09/06/2025
“Marrëveshja bërthamore”, Irani do t’i paraqesë kundërpropozim SHBA-së
14:05 -09/06/2025
“Hidroregjioni Jugor” apelon për përdorim të përgjegjshëm të ujit të pijshëm
14:02 -09/06/2025
Kaos dhe panik në rrugë, shoferi ‘shkon furishëm me makinë’ drejt protestuesve në Los Angeles
13:58 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?