Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale”, thuhet tutje në njoftimin e IHK-së.


