Ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, njëherësh edhe këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale në komunat veriore.
Sipas këshilltarit të Kurtit, qeverisjet e kaluara i kanë dhënë kohë Beogardit me marrëveshje të qeta e të pabazuara
“Regjimi i shkuar i Kosovës i dha shumë kohë e mundësi imazhi Beogradit me marrëveshje të qeta e të pabazuara”, shkroi Hoxha në ‘Facebook’.
“Kryeministri Rama i dha shumë mundësi Beogradit me tezën jugosllave të Ballkanit të hapur”, ka përfunduar postimi i tij.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar përgjatë së shtunës se pas konsultimit me subjektet politike, ka marrë vendim qe zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në katër komunat veriore do të shtyhen deri më 23 prill të 2023-ës. Data paraprake për mbajtjen e tyre ishte 18 dhjetori i këtij viti.


