KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Britania e Madhe i sanksionon dy serbët nga veriu, Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin
Politikë

Britania e Madhe i sanksionon dy serbët nga veriu, Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin

Kosova News
Kosova News 10:55 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly, ka njoftuar të premten një valë të re sanksionesh ndaj aktorëve të korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale.

Në listën e të sanksionuarve janë edhe politikanët serbë që veprojnë në Kosovë, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Paketa përfshin individë dhe subjekte të përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të rënda – duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike.

Këto sanksione demonstrojnë përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve.

“Është detyra jonë të promovojmë shoqëri të lira dhe të hapura në mbarë botën. Sot sanksionet tona shkojnë më tej për t’i ekspozuar ata që qëndrojnë pas shkeljeve të tmerrshme të të drejtave tona më themelore. Ne jemi të përkushtuar të përdorim çdo levë që kemi në dispozicion për të siguruar një të ardhme lirie mbi frikën”, deklaroi Cleverly.

Ndryshe, Milan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 8 dhjetor të vitit të kaluar./AP

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”
17:42 -23/07/2026
Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?