Ish- kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka zbuluar takimin e tij me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajt, si dhe me atë të Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën kur në Kosovë, po tentohej të formohej qeveria e drejtuar nga koalicioni PAN (PDK, AAK, NISMA).
I nxitur nga analisti Halil Matoshi se nuk po e thotë të vërtetën, Agim Bahtiri ka rrëfyer për herë të parë në Kanal10 se pas një telefonate të Haradinajt e më pas Rakiqit, kishte përfunduar në shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.
“Është e padrejtë që Ramushi i kundërvihet Albinit. Haradinaj në kohën e PAN-iut. Kah ora 21:00 i mramjes. Më ka thirr Ramush Haradinaj në telefon. Më ka thënë se po më duhesh me ardh, e kam pyet ku je, më tha: tash të thirr dikush edhe të tregon se ku jam. Edhe më ka thirr Rakiqi, aso kohe kryetar i veriut të Mitrovicës. Ai më tha, se nëse do të vijsh te ai person që të telëefonoj, unë jam i gatshëm të dërgoj te ai. Unë me të thënë të vëërtetën kam menduar që er kidnapuar Ramushin. E kam thirr komandatin e Mitrovicës së Jugut, edhe ju kam treguar se nëse më ndodh diçka e dini se jam nalt. E kam pa për herë të parë shtëpinë e jaranit të tij, Radojçiqit. Kur kam zbritur prej kerrit, i kam parë disa persona me automata të moshës 30 vjecare. Kur hyna brenda e kam pa Ramushin bashkë me Radojçiqin”, ka zbuluar ngjarjen Bahtiri.
Qeveria e PAN-it (koalicioni PDK, AAK dhe Nisma) do të mbetet në histori si qeveria e madhe që kishte 454 të emëruar politik, kryeministri me 35 këshilltarë, me 5 zëvendëskryeministra e mbi 80 zëvendësministra.
Përveç kësaj PAN i kishte dhënë Listës Serbe edhe dy ministri, për të cilët flet edhe Agim Bahtiri.
Deklarata e plotë e Bahtirit.
Që nga dhjetori i vitit 2021, Radoiçiq gjendet në listën e zezë amerikane dhe cilësohet se është pjesë e një grupi të organizuar kriminal. Radoiçiq kërkohet edhe nga autoritetet e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e shumë krimeve. Ai ndodhet në arrati dhe prej shumë kohësh dhe nuk paraqitet hapur në publik brenda territorit të Kosovës, por ka gjetur strehë në Serbi.


