KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Interpelanca ndaj Xhaferit, në rend dite më 30 qershor
Rajon

Interpelanca ndaj Xhaferit, në rend dite më 30 qershor

Kosova News
Kosova News 18:48 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE-së ndaj arsyetimeve në propozimin për interpelancë kundër tij.

Xhaferi akuzon se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga koordinatori i tyre, Nikolla Micevski qëllimisht plasojnë të pavërteta në opinion me qëllim përfitimin e pikëve politike ditore. Sipas tij, më 25 maj dyert e sallës ku po zhvillohej seanca plenare u mbyllën për të verifikuar kuorumin për punë.

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së, gjithsesi janë të vetëdijshëm se për qëllime ditore-politike, të nxitur nga selia e tyre partiake, plasojnë të pavërteta të vrazhda me konstatimet në interpelancë se i cenoj Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit. Në mbrëmjen e 25 majit, dyert e sallës ishin të mbyllura që të munden shërbimet e Kuvendit të përcaktojnë numrin e deputeteve të pranishëm, respektivisht nëse ka kuorum për të kaluar në votim”, thuhet në përgjigjen e kreut të Kuvendit.

Xhaferi në përgjigjen e adresuar thekson miratimin e Kodit Etik dhe raportet e fundit vjetore të Entit Shtetëror të Revizionit për transparencë institucionale. Deputetët e VMRO-së i akuzon se në kohën kur nuk e njihnin si kryetar Kuvendi, nuk i hiqeshin nga kabineti për punët e tyre private.

“E vërtetë e pjesshme është edhe ajo se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, në një periudhë kur nuk patën sukses me qëllimet e tyre të mbrapshta më 27 prill të vitit 2017, nuk ishin të pranishëm në koordinimet te mua, edhe pse ishin gjithmonë të ftuar sipas rregullit. Por ama, është e vërtetë absolute se koordinatori dhe deputetët e këtij Grupi Parlamentar, edhe krahas mos pranisë në koordinimet, si manovër e tyre politike para opinionit, në atë periudhë, praktikisht nuk dilnin prej kabinetit tim, kur vinin bile edhe për nevoja dhe kërkesa private”, thuhet në përgjigjen e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.

VMRO-DPMNE-ja nuk deshi të komentojë përgjigjen e Xhaferit, me arsyetimin se kundërpërgjigjet e tyre do t’i thonë në seancë për interpelancën. Jo zyrtarisht seanca do të thirret më 30 qershor.

VMRO-DPMNE-ja si e vetme nuk gëzon shumicën e nevojshme për të kaluar të njëjtën përderisa opozita shqiptare akoma nuk ka vendosur nëse e mbështet ose jo të njëjtën, ndërsa deputetët e pavarur janë deklaruar se nuk e mbështesin.

Interpelanca ndaj Xhaferit vjen pas mbylljes së dyerve në seancën e 25 majit, me arsyetimin se kreu i Kuvendit ka shkelur të drejtën e deputetëve për lëvizje të lirë.

Paraprakisht në komision disiplinor shumica mbivotoi propozimin e opozitës për përgjegjësi morale ndaj Xhaferit, pas publikimit të video-incizimit ku Xhaferi pretendohet se fyen nëpunësit e Kuvendit. /Alsat.mk/

Gjithashtu lexoni:

U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Lefkov: Do të financohet memorial për viktimat nga zjarri në Koçan

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

Gati marrëveshja e Shqipërisë me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

TAGGED: Interpelanca, pergjigjja, presidenti
Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11:17 -21/06/2025
18.800 maturantë sot do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore
10:45 -21/06/2025
Java e dytë e konfliktit Irani dhe Izraeli me sulme të pandërprera
10:18 -21/06/2025
Mbyllen për qarkullim disa segmente të autostradave
10:11 -21/06/2025
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
10:08 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?